Xhek Riçer duhet të zbulojë të vërtetën e fshehur pas konspiracionit të madh qeveritar, në mënyrë që të mund të pastrojë emrin e tij. Në arrati si një i kërkuar nga ligji, Riçer zbulon një sekret potencial nga e shkuara e tij, i cili mund t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë.
Pas tërmetit të vitit 1988 që shkatërroi një pjesë të madhe të Armenisë veriore, dy individë që i bashkon një lidhje tragjike, përfundojnë në të njëjtën skuadër shpëtimi.
Një eksperiencë sensuale dhe intime rreth një grupi berlinezësh postmodernë, që kërkojnë mënyra të reja për të jetuar, dashuruar dhe eksperimentuar me fantazitë seksuale.
Në Gjermaninë naziste të vitit 1944, një djalë i quajtur Ernst Losa transferohet në një institucion mendor, ku ai punon nën mbikëqyrjen e doktor Veithausen. Ernst, i identifikuar fillimisht si një ngatërrestar, qëndron në rolin e tij dhe shpesh rebelohet në mënyra të vogla. Ai nuk planifikon të qëndrojë gjatë në institucion, por pret të merret në shtëpi (dhe përfundimisht në Amerikë) nga babai i tij, Kristian Losa, por i mohohet kjo bazuar në faktin se babai i tij nuk ka një adresë të përhershme pasi lirimit nga një kamp përqëndrimi.
Një prostitutë, dikur një yll i Hollivudit dhe një hajdut i dështuar vendosin të kryejnë bashkë një vepër të mirë para se t'i japin lamtumirën kësaj bote që tashme për ta nuk mund t'u ofrojë më shumë.
Në Anglinë rurale të shekullit të 19, një nuse e re, e cila është shitur tek bashkëshorti, zbulon një dëshirë të papërmbajtshme brenda saj, në momentin që nis një lidhje jashtëmartesore me një punëtor në pronën e saj.
Pak përpara dasmës së tij, një djalosh disi i ngurtë, niset për të shoqëruar gjyshin e tij, një ish kolonel qejfli, në një udhëtim për pushimet e pranverës në Florida.
Jae Hieok jeton me nënën e tij, kunatën dhe nipin Min Xhae në një qytet të vogël korean. Është i lidhur me Jeon Ju dhe punon në centralin bërthamor. Ndërkohë, Piung Sub punon në të njejtin central. Ai është i shqetësuar për kushtet atje por, askush në qeveri nuk e dëgjon. Një tërmet godet vendin e vogël ku jeton Jae Hieok dhe shkakton shpërthime në central. Situata del shumë shpejt jashtë kontrollit duke e futur të gjithë kombin në panik. Për të parandaluar një fatkeqësi tjetër bërthamore, Jae Hieok dhe kolegët e tij rikthehen brenda centralit bërthamor duke rrezikuar jetën e tyre.
Dy vëllezër, të nënshtruar ndaj fatit të tyre, mashtrojnë për një zhdukje në botën e egër të Alaskës në mënyrë që të kenë një histori të mrekullueshme shpëtimi për ta shitur, por mashtrimi rezulton të jetë më real se sa ata e planifikuan.
Një vargan i shpejtë që po transporton një ton me kanabis nga Malaga, në jug të Spanjës, ndërpritet pas një shkëmbim zjarri që rezulton në rrëmbimin e një turisteje.
Një grua lufton të mbijetojë e vetme pas një epidemie misterioze që ka vrarë pjesën më të madhe të shoqërisë dhe e ka detyruar atë të futet thellë në shkretëtirën që s'të fal.
Yjet e Wrestling Dolph Ziggler dhe Kane, luajnë në këtë thriller elektrizues. Një psikopat rrëmben një fëmijë dhe e lidh me eksploziv, Rei i ndjekur nga humbja e djalit të tij, merr çështjen në dorë. Ai duhet të sfidojë kohën dhe duhet të ndalojë psikopatin për të shpëtuar fëmijën e pafajshëm.
Fani 12-vjeçare, bashkë me dy motrat e saj, qëndron në një shtëpi larg prindërve, për t’u fshehur nga gjermanët. Shumë shpejt, gjendja në Francën e pushtuar bëhet e rrezikshme dhe ajo, udhëheq grupin prej tetë fëmijësh në një udhëtim shpëtimi drejt kufirit zviceran...
Lejlekët kana kaluar nga dërgesat e bebeve te dërgesat e pakove. Por kur shfaqet një kërkesë për bebe, lejleku më i zoti duhet të përpiqet shumë të ndreqë gabimin, duke e dërguar beben në shtëpi...