Julia Roberts në Mirror Mirror – Filma24.cc | Filma me Titra Shqip HD

Julia Roberts në Mirror Mirror

Julia Roberts ishte mahnitëse në çdo moment me veshjet spektakolare të dasmës në filmin Mirror Mirror (2012), por ajo mori edhe një çmim të hidhur. Sepse fustani i dasmës së Mbretëreshës Clementianna peshonte 25kg dhe ishte e gjerë 2.4m. Mund ta imagjinoni se si do të vishni një fustan si ky? Sipas Julia Roberts, kjo veshje mori aq shumë kohë për t’u veshur, saqë Julias iu dukë si një epokë e tërë. Dhe si përfundim, ajo ia doli ta vishte atë fustan me ndihmën e disa personave të tjerë. Edhe veshjet e tjera ishin po aq mbresëlënëse, por për disa arsye fustani i dasmës ishte më i vështiri për tu veshur.

Filmi tregon për një nga përrallat më të dashura në botë, që merr një kthesë tepër gazmore në këtë film të freskët dhe emocionues ku luajnë fituesja e çmimit Oscar Julia Roberts, Lily Collins dhe Armie Hammer. Një mbretëreshë e ligë magjistare, pasi shpenzon të gjitha paratë e saj, komploton të martohet me një princ të pasur dhe të bukur. Ka vetëm një problem, ai është i dashuruar me një princeshë të bukur, Borëbardhën. Borëbardha së bashku me shtatë xhuxhët rebelë, nis një betejë epike rreth së mirës kundër së keqes në këtë film gazmor, magjik që do ta dashurojë e gjithë familja juaj.