Një djalë detyrohet të përballet me frikën e tij dhe të përballet me të kaluarën e tij të trazuar. Ai duhet të gjejë një mënyrë për të mbijetuar kur partneri i tij shkon në një zbavitje të dhunshme vrasjeje.
Në Francën e pushtuar nga Nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, një plan për të vravë liderin e Nazistëve nga një grup ushtarësh çifut të SHBA-së rastësis me planin hakmarrës të pronarit të teatrit ndaj të njëjtit njeri.
Një rekrut i ri në një agjenci misterioze vrasësish e gjen veten në situatë të vështirë në misionin e parë, kur duhet të gjurmojë një grup të rrezikshëm trafikantësh të qenieve njerëzore.
Një ish-ushtarak, tashmë kontraktor i lirë, punësohet për të kapur një armë që i kthen njerëzit në vrasës të egër. Shumë shpejt, puna me pagesë bëhet çështje personale, kur vëllai i tij bie viktimë e kësaj arme.
U RREGULLUAN TITRAT! Lambertët duhet të shkojnë më thellë më shumë se kurrë më parë në Të Përtejmen për të pushuar njëherë e përgjithmonë demonët e tyre.
Pas vdekjes së vëllait të tij më të madh, Subashit, i cili punonte për Agjencinë e Kërkimit dhe Analizës, Xhei niset të zbulojë të vërtetën, e cila e çon atë në një komplot në lidhje me një kërcënim të mundshëm të sulmit bërthamor ndaj vendit.
Një çift i ri pasi humbasin kërkojnë strehë në një kompleks që duket i shkretuar. Një personazh i çuditshëm me zor i lejon që ata të futen brenda, me urdhër të rreptë që ata të largohen në mëngjes. Madje duke iu cituar "mos shkoni ku nuk jeni të ftuar".
Tetë vajza mblidhen për një festë beqarie në një fermë të largët në kodrat e Kalifornisë. Festa ndërpritet nga disa burra të maskuar që fillojnë të sulmojnë drejt shtëpisë. Tani i takon Tesës, një veteraneje ushtarake, që t'i udhëheqë vajzat drejt një plani për të shpëtuar veten.
Në një të ardhme të afërt, të rrënuar nga mungesa e ujit, Frank Molina, një gazetar i ashpër duhet të përballet me problemet e tij për hetuar disa vrasje.
Pas një grabitje banke që shkon ters, dy grabitës të dëshpëruar duhet të shpëtojnë nga përndjekja e një agjenti special që është i vendosur për t'i shkuar kësaj gjuetie të egër deri në fund.
Aurora e ka ditur gjithë jetën nga nëna e saj se aftësitë mbinjerëzore që ato zotërojnë i bëjnë ato të rrezikshme. Në një natë fatale Aurora do të zbulojë nëse nëna e saj po tregonte të vërtetën apo jo.
Historia e një çifti të martuar pothuajse duke u divorcuar, të cilët mbeten të bllokuar në një gropë thithëse ndërsa ecnin nëpër një pyll tropikal në Kolumbi. Ata do luftojnë me grabitqarët e xhunglës dhe duhet të punojnë së bashku për të mbijetuar.
Shtatë vjet pas kapjes në Vietnam, Ma Seok-do bashkohet me një skuadër të re për të hetuar një rast vrasjeje. Ai shpejt fillon të gërmojë më thellë kur zbulon se rasti përfshin një drogë sintetike dhe një bandë kriminelësh.
Kur fluturimi i tyre nga Riadi anulohet, motër e vëlla nisin një udhëtim të rrezikshëm rrugor nëpër shkretëtirë për të marrë pjesë në dasmën e babait të tyre në Abu Dhabi.
Trashëgimtari i një perandorie hotelesh dhe femra dominuese që e ka përgatitur atë për sukses, mbyllen në një dhomë hoteli në një betejë mendjesh dhe vullnetesh ndërsa ai përpiqet t'i japë fund marrëdhënies së tij me të.
Në vitin 1904 një tërmet me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter goditi Oslon, me epiqendër në "Grabenin e Oslos", që ndodhet nën kryeqytetin norvegjez. Shenja të ngjashme lajmërojnë për një tërmet të ngjashëm.
Një fotomodele amerikane që shkon turiste në Tajlandë, njihet me një vajzë tjetër dhe shumë shpejt bëhen shoqe, por i besoi njeriut të gabuar, sepse bie në kurthin e frikshëm të ngritur prej saj, një kurth ku përfshihen edhe shumë të tjerë që mbeten viktima të ligësisë së vajzës së panjohur.