Portreti i vështirësive që duhet të kalojë për mbijetesë një emigrante pa dokumente.
Ajo gjendet nga një e kaluar torturuese tek një lojë e rrezikshme.
Profesori Kim, një gjeolog marine, kupton rrezikun e një mega-cunami që po i drejtohet Haeundaes, një vend turistik i
njohur në bregun jugor të Koresë. Ai përpiqet dëshpërimisht të lajmërojë autoritetet dhe pushuesit të cilët nuk janë
në dijeni të forcës shkatërrimtare natyrore që po vjen drejt tyre.
Një luftëtar i plakur tashmë, ish kampion i MMA, detyrohet të përfshihet në qarkun ndeshjeve të jashtëligjshme për të shpëtuar të dashurën e tij që rrëmbehet nga kreu i një karteli meksikan...
Iris, një grua e re e një bankieri, zhduket në Paris. Një mekanik i mbytur në borxhe mund të jetë i përfshirë në këtë lidhje të cuditshme. Një mister shumë i vështirë për policinë.
Pasi familja e tij rrëmbehet gjatë një udhëtimi në Spanjë, një i ri, tregtar në Wall Street, konfrontohet me disa agjentë të Cia-s për gjetjen e një valixheje misterioze, e cila do shpëtonte familjen e tij.
Një familje Amerikane e gjejnë veten në mes të një trazire në shtëpinë e tyre të re. Ata përpiqen të gjejnë shpëtim në një vend ku të huajt i pret vetëm ekzekutimi.
Një tutor i zënë ngushtë prej parave mbeshtetet në aftësitë e tij si ish detektiv për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me prostitutat e tij të zhdukura...
Një avokat fjalë-shumë shndërrohet në një tjetër njeri kur betohet të mbajë gojën mbyllur, por duke e shkelur atë pasi zbulon kush i ka vrarë gruan dhe vajzën, duke nisur kështu hakmarrjen e tij...
Sara, një artiste e re, pranon punën si kameramane nga Aroni, një burrë I cili thotë, se është një vrasës serial. Pasi kalon një ditë me të, do të kuptojë që zgjedhja që bëri, ishte një gabim fatal.
Një burrë që drejton një dyqan pengjesh me një të kaluar të ashpër ngatërrohet me disa trafikantë droge dhe organesh, me shpresën për të shpëtuar një vajzë e cila është mikesha e vetme që ka...
Xhejms Ris, asistenti personal i ambasadorit amerikan të Francës, vepron fshehtasi si operativ i ulët i CIA-së. Duke kërkuar më shumë aksion, Risi pranon një punë që e bashkon me agjentin special shumë të ashpër Çarli Ueks, një njeri gjaknxehtë që dërgohet në Paris me një mision të një rëndësie ndërkombëtare. Tani, Risi e gjen veten në xhiron më të egër të jetës së tij ndërsa partnerët e rinj nuk ndalojnë askund në mënyrë që të ndalojnë armikun në këtë triler shpërthyes të pandalshëm.
Maria, Henri dhe tre djemtë e tyre udhëtojnë për në Tailandë që të kalojnë pushimet e Krishtlindjeve, në bukurinë e një parajse tropikale. Por në mëngjesin e datës 26 Dhjetor, ndërkohë që e gjithë familja po pushonte në pishinë, një jehonë e frikshme dëgjohet nga qendra e tokës dhe një masë gjigane ujërash të errëta sharron gjithçka me kalimin e saj...
Pasi Marnia vret burrin e saj abuzues për vetëmbrojtje, ajo është dënuar me arrest shtëpiak, vetëm për të zbuluar se shtëpia është e pushtuar nga shpirti i tërbuar dhe të dhunshëm te burrit të saj të vdekur.
Nëna e Kevin lufton për ta dashur djalin e saj të çuditshëm, përkundër faktit se gjithnjë e më shumë gjërave të këqija që thotë duke u rritur. Por Kevin vetëm sa ka filluar, dhe vepra e tij përfundimtare do të jetë përtej të gjitha parashikimeve nga të gjithë.