Vazhdimi i filmit të 2013 që tregonte për një ekspert të sigurisë të quajtur Rei Breslin, i cili përdori aftësitë e tij për të provuar besueshmërinë e burgjeve maksimale të sigurisë.
Familja Lambert ribashkohet dhe është e lumtur pasi Xhoshi shkoi në botën e përtejme për të marrë mbrapa djalin e tij Daltonin. Megjithatë, ngjarjet e mbinatyrshme vazhdojnë të ndodhin, të cilat sa vjen dhe bëhen më të tmerrshme. Kur familja fillon të vërë re sjellje të çuditshme nga babai, fillojnë të vrasin mendjen; a është vërtetë Xhoshi që u kthye mbrapa? Diçka e kishte ndjekur nga bota e përtejme...
Jeta e një çifti të klasës së mesme shkatërrohet kur fëmija i tyre i vetëm rrëmbehet dhe vritet. Të fiksuar pas hakmarrjes, çifti shfrytëzon një mundësi për të rrëmbyer vrasësin.
Dy shkencëtarë që ndajnë bashkë një histori romantike, janë të ngarkuar me detyrën e studimit të sjelljes së panatyrshme të kafshëve në ish-vendbanimin e një kulti.
Sojer Valentini zhvendoset nga Bostoni në Pensilvani për t’i shpëtuar një maniaku që ka dy vjet që e përndjek. Ndërsa konsultohet me një terapist, Valentinin e shtrojnë pa dëshirë në një spital të çmendurish, ku ajo do të përballet sërish me maniakun dhe do të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar atij...
Laura Alonso është një avokate spanjolle nga Madridi që shkon në Kongo pasi ka parë një foto ku Sara, motra e saj më e vogël, shfaqej gjallë pas dy vjetësh. Ajo shkon për ta kërkuar, por rruga e saj do të jetë plot rreziqe.
Një adoleshente e trazuar, Samantha, punon për të ekspozuar një mashtruese të rrezikshëm mbinatyrore në familjen e saj të re dhe për të shpëtuar motrën e saj të gjetur.
Mob Boss është mësuar të marrë atë që do, ai kontrollon Southendin, ka femrat më të bukura, dhe një milion paund në një valixhe në shtëpi. Në këtë botë gjithçka e ka një çmim dhe shefi i tij do vijë për të marrë paratë.
Por shumë plane janë organizuar për t'i grabitur ato nga duart e atij që i ka...
Ndërkohë që një stuhi e madhe po afrohet në periferi të qytetit të Atlantikut, një detektiv policie i cili sapo ka lënë drogën merr masa ekstreme për tu siguruar që familja e tij e distancuar nuk do bëhet viktimë e hakmarrjes së një krimineli vendas.
Çejs Uolker, vrasësi i peshkaqenëve, por, njëkohësisht urryes i oqeanit, do të fillojë një aventurë për të vrarë peshkaqenin që mban
diamantin më të madh të botës. Më pas, ai kupton që nuk është vetëm ai pas këtij diamanti, pasi Niks po e kërkon atë, gjithashtu.
Kur mamaja e Xhenit zbulon disa letra, që ajo kishte shkruar gjatë fëmijërisë, Xheni fillon të rikujtoj të shkuarën dhe të gjykoj disa ngjarje që kanë ndodhur kur ishte 13-vjece.
Një gazetar i ri ambicioz zbulon masakrën e tmerrshme të 22,000 oficerëve polakë
gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një sekret që është fshehur për shumë vite.
Dy vajza adoleshente të klasit të lartë në rrethinat periferike të Konektikatit rindezin miqësinë e tyre pasi ishin ndarë prej vitesh. Së bashku, ato gjejnë një plan për të zgjidhur të dyja problemet e tyre, pa marrë parasysh me çfarë kosto.
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC!
Në Napolin e pushtuar nga magjia dhe besëtytnisë, çmenduria dhe racionaliteti, një mister mbulon
ekzistencën e Adrianës, e mbingarkuar nga një dashuri e papritur dhe një krim i dhunshëm.
Loka është një pjesëtare e një ish grupi gangsterësh, dikur të fuqishëm, por të shfarosur nga një bandë tjetër. Në rrugët e LA ajo përballet me peripeci e kërkon hakmarrje.
Për të kaluar fshehurazi 4 milionë dollarë nga një postbllok policie, një bandë kriminele i fsheh paratë në valixhet e familjes Siduell që nuk dyshon asgjë ndërsa është rrugës për të shkuar me pushime. Tani, duke qenë se kaluan nga pika e kontrollit, banda i do paratë mbrapa dhe nuk do të ndalojë përpara asgjëje për t’i marrë. Të ndjekur dhe të terrorizuar, Siduellët bëhen gati të luftojnë me katër vrasës të pamëshirshëm.