Një vajzë nga Kashmiri pranon të martohet me një oficer të ushtrisë së Pakistanit
për të marrë informata në lidhje me strategjitë ushtarake gjatë luftës Pakistano-Indiane në vitin 1971.
Bazuar në një histori të vërtetë, kur një ekip i SWAT-it ngarkohet me detyrën për të ndërhyrë në një avion jacked të Air Francë për të shpëtuar pasagjerët, pas rrëmbimt që ju bë këtij avioni nga një grup terrorist islamik.
Një djalë i ri dhe i çuditshëm rrëmben një vajzë që aspiron të bëhet aktore, me shpresën se duke e njohur ajo do të bjerë në dashuri me të. Një dramë që përfshin të gjithë dinamikën e pushtetit midis një mashkulli dhe një femre.
Një person i pushuar nga puna dhe në vështirësi ekonomike është joshur në një komplot të përgjakshëm të familjes për të vrarë gjyshin e gruas së tij në ditën e Krishtlindjeve.
Dean Morgan luan rolin e një babai të divorcuar së fundmi, vajza e së cilit zhvillon një marrëdhënie misterioze me një kuti-antikë prej druri që e blen në një pazar. Ndërsa sjellja e vajzës së tij sa vjen bëhet edhe më e çuditshme, Klaidi fillon e ndien ekzistencën e një qenie të errët dhe kupton se ka lidhje me kutinë. Ngjarje të pashpjegueshme dhe të tmerrshme fillojnë të ndodhin dhe të përkeqësohen, derisa Klaidi deshifron gdhendjet e çuditshme mbi kuti dhe zbulon se brenda saj fshihet një Dibbuk: një shpirt i humbur që mbizotëron dhe në fund përpin mikpritësin e tij njerëzor. Ndërkohë që ndikimi i Dibbuk-ut mbi vogëlushen bëhet edhe më i fortë dhe i frikshëm, Klaidi lufton me kohën për të gjetur një specialist që do të mund ta ndjekë Dibbuk-un dhe të shpëtojë vajzën e tij.
Një polic teksan, vajza e të cilit mund të jetë shitur si skllave seksuale, bashkohet me një djalë meksikan për të gjetur motrën e djalit, e cila është rrëmbyer. Në grackën e trafikantëve, bie edhe një polake, së cilës i është premtuar një jetë më e mirë në Amerikë...
Një vajzë adoleshente e zemëruar zgjon diçka në pyll kur me naivitet kryen një ritual të fshehtë për të thirrur një magjistare me qëllim që të vrasë nënën e saj.
I lënë për vdekje në një planet të djegur nga dielli, Riddick e gjen veten për t'u përballur kundër një race të huaj grabitqare. Me aktivizimin e një sinjali emergjent, ai alarmon dy anije: njëra që mbante një racë të re mercenare, tjetra e komanduar nga një njeri i të kaluarës së Riddick-ut.
Një çift largohet nga qyteti për një fundjavë romantike dhe shkojnë në male, por aty hasin një bandë motoristësh. Tani të vetëm në male, Brea dhe Johni duhet të mbrohen kundër bandës së keqe, e cila nuk do të ndalet në asgjë për të mbrojtur sekretet që ka.
Pas vdekjes së babait të saj, Alis kthehet në fshatin e fëmijërisë për herë të parë pas 15 vitesh, për të marrë pronësinë e fermës së familjes së saj, e cila mendon se i përket me të drejtë.
Një lojë e padëmshme "E vërtetë apo sfidë" mes miqve bëhet vdekjeprurëse kur dikush, apo diçka, fillon t'i ndëshkojë ata që thonë një gënjeshtër ose refuzojnë sfidën.
Machinist është tregimi i Trevor Reznik, një operator torno që po vdes nga pagjumësia. Në një dyqan makine, rreziqet profesionale janë mjaft të këqija në rrethana normale, por për Trevor rreziqet janë të përbërë nga lodhja. Trevor ka humbur aftësinë për të fjetur. Kjo nuk është pagjumësi e zakonshme...
Agjentja e FBI-së Fransis shkon në qytetin e vogël të Devil’s Gate për të hetuar zhdukjen e Marias dhe djalit të saj. Bashkë me agjentin Kolt hetojnë bashkëshortin e saj, por ajo çfarë zbulojnë në shtëpinë e tij, i befason të tërë.
Një krim i tmerrshëm vë në provë marrëdhënien e ndërlikuar midis një asistente personale dhe shefes të saj, yll i Hollivudit. Ndërsa asistentja zbulon misterin, ajo duhet të përballet me kuptimin e të miqësisë së saj, të vërtetën dhe kuptimin e famës.
Një çift i martuar dyshon se "apartamentet e zgjuara" në rezidencën e tyre të teknologjisë së lartë janë duke u përdorur nga pronari i tyre për qëllime të liga.
Një grua kthehet në shtëpi nga burgu pasi ka vuajtur një dënim për vrasjen e fqinjit të saj në një aksident automobilistik në gjendje të dehur. Ajo dëshiron të vazhdojë jetën e saj aty ku e ka lënë, por bëhet e qartë se e kaluara nuk harrohet lehtësisht kur djali i gruas së vdekur shfaqet në pragun e derës së saj.
Pasi një krim fatal kryhet mbi gruan dhe vajzën e tij, polici i infiltruar Xhon Hibron lufton për ta falur veten që s’mundi t’i shpëtonte. I vrarë nga e kaluara, ai kërkon këshillën e Atit Porter i cili së fundmi përjetoi problemet e veta kur statuja e Shën Marisë në kishën e tij u shkatërrua nda disa vandalë. Kur krimineli i arratisur Majk do të përpiqet të rehabilitojë jetën e tij për hir të motrës së tij të vogël, ai do t’i besojë secilit prej këtyre dy burrave diçka që do t’u ndryshojë përgjithmonë jetën.