Pas një shkatërrimi që shfarosi pjesën më të madhe të njerëzimit, dy burra, një minator dhe një shkenctar, e gjejnë veten në një trekëndësh dashurie bashkë me një femër të re, e cila mund të jetë dhe e fundit në planet.
Gjatë një feste studentore, Mariami, një vajzë e re tuniziane, takon Josefin misterioz dhe largohet me të. Do të nisë një natë e gjatë, gjatë së cilës ajo do të duhet të luftojë për të drejtat dhe dinjitetin e saj. Por si mund të vihet drejtësia kur ajo është në anën e torturuesve?
Kejsi është një nënë beqare, që punon si agjente shitjesh e pasurive të paluajtshme. Jeta e saj kalon nga shiu në breshër, kur një klient i pakënaqur e rrëmben.
Pas një fëmijërie të trazuar, Ashli kërkon të
lidhet përsëri me nënën e saj dhe pa dashur fton një forcë demonike.
Të dashurit e saj duhet të luftojnë me kohën për të shpëtuar shpirtin e saj.
Elizabeta e sapomartuar mbërrin me burrin e saj shkencëtar Henri në vilën e tij të mrekullueshme, ku ai i ofron vakte të majme dhe tur në gjithë shtëpinë. Stafi i shtëpisë, Kleri dhe Oliveri, e trajtojnë ndryshe por ajo ka një ndjesi se diçka nuk shkon. Henri i shpjegon se gjithçka i përket asaj, përveç një dhome të kyçur ku s'i lejohet të hyjë. Kur ai largohet për punë, Elizabeta vendos të hetojë.
Para se të tërhiqet nga bota e vjedhjes, hajduti veteran Kith Riplej dëshiron të mbarojë edhe një punë të fundit, në mënyrë që t’i paguajë borxhin mafias ruse. Këtu, rrugët e tij kryqëzohen me mashtruesin profesionist Gabriel Martin, por gjërat nuk janë ashtu si duken...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, matematikani Alan Turing së bashku me shokët e tij matematikanë, përpiqet të deshifrojë kodin e makinerisë që gjermanët përdornin për komunikim...
Bazuar në ngjarje të vërteta. Tre studentë kolegji fillojnë të luajnë një lojë të quajtur "Mundësitë janë...", por papritur e gjejnë veten të mbërthyer në një rrjet mbijetese dhe vrasjesh.
Në 1963 Pronari i Industrisë Ushtarake Artur Blekmark, është në garë me kohënpër të ndaluar një aksident ndërkombëtar i cili mund të shkatërrojë botën.
Kur Universi vendos se çfarë dëshiron, është e kotë të rezistosh. Kur jeta e familjes së tij vihet në rrezik, Xhosef Stedman bëhet subjekt i testit të gatshëm të një shkencëtari maniak në një betejë që mund të shpëtojë botën, ose ta shkatërrojë plotësisht atë.
Kur një grup shokësh adoleshent shkojnë në një udhëtim për pushimet e pranverës, një aksident fatkeq i kthen në një garë kundër kohës për të shpëtuar gjënë më të çmuar të mikut të tyre.
Miki Haller është një nga avokatët më të mirë mbrojtës në Los Anxheles - një profesionist që punon në sediljen e pasme të makinës së tij klasike Linkoln. Ai di gjithë hyrjet e daljet të sistemit ligjor dhe se si t’i shfrytëzojë në avantazh të klientëve të tij. Por pasi bie dakord për të mbrojtur një djalosh të pasur të akuzuar për përdhunim dhe agresion, Miki papritmas e gjen veten të ngatërruar në një lojë të rrezikshme dhune, hakmarrjeje dhe mashtrimi që nuk kërcënon vetëm për t’i dhënë fund karrierës së tij, por gjithashtu dhe jetës së tij.
Një detektiv fillestar, i biri i një policit të vdekur me turp, punon për të zgjidhur rastin e tij të parë të madh nën syrin vigjilent të një vrasësi të ngjashëm me fantazmë.
Pas marrjes së një forme të re ekstazie, një psikopat përjeton një ndryshim mendor që e bën atë të ndiejë dhe të vejë në diskutim moralin e tij për herë të parë.
Dy ish operativë paraushtarak, Xhoni dhe shoku i tij detektiv Piter, kontrollojnë Bangkokun për të gjetur vrasësin e vajzës së bukur të Xhonit, Angel – Duke bërë masakër dhe duke shpaguar qytetin.
Një prift i një zone të vogël në Nju Jork përballet me dëshpërimin në rritje, të shkaktuar nga tragjeditë, shqetësimet e botës dhe një e kaluar torturuese.
Një gjeni i ri krijon aksidentalisht një pajisje që përforcon aktivitetin paranormal brenda shtëpisë së familjes së tij.
Si pasojë ai rikthen përsëri shpirtrat e familjarëve por bashkë me ta liron dhe gjëra shumë më të frikshme.
Një polic nga Los Anxheles shpëton paq nga partneri i tij, i cili kërkon ta vrasë. Ai merr një pushim mjekësor dhe ia mbath për San Antonio të Teksasit.
Një baba shikon një ëndërr që përsëritet sikur humbet familjen e tij.
Mankthi i tij bëhet realitet kur planeti pushtohet nga një forcë shkatërruese.
Duke luftuar për jetët e tyre, ai arrin të kuptojë forcën e madhe që ka për t'i shpëtuar...
Një spiun izraelit me identitet të rremë gjerman, infiltrohet në inteligjencën siriane të viteve '80 dhe vihet në një terren të vështirë mes dashurisë dhe mbijetesës.