Lartë në male një nënë vdes, duke i lënë dy fëmijë jetimë. Nga frika që kane fëmijët ata mbajnë nënë e vdekur sekret. Disa fshatar mundohen ti shkatërrojnë, por në ndihme ju vijën vllau duke i mbrojtur motrat.
Një qytetar nderi i cili pastron borën e egër në Norvegji, kur djali i tij vritet gabimisht, Nils vendos të veprojë, ndryshe duke ndezur, një luftë ndërmjet gangsterit vegjetarian “Konti” dhe bosit së mafies serbe, Papa.
Në kryeqytetin xhamajkan dy banda janë në luftë me njëra-tjetrën dhe viktimë e kësaj lufte ngelet dhe vëllai i Denisit, për të cilin ai do të hakmerret dhe e ka gjithë kohën në mendje. A do e falë ai njeriun që i vrau të vëllain apo do e mbajë këtë barrë në supe?
Një bashkëshort e baba largohet për një udhëtim biznesi nga sa kuptohet, por me planin për të thirrur një prostitutë në dhomën e tij të hotelit e për ta vrarë pa lënë gjurmë.
Zëvendës sekretari rajonal, Manuel Lopez Vidal, bën një jetë luksi bashkë me familjen e tij falë mbarëvajtjes partiake në Spanjë.
Mirëpo, kur një skandal korrupsioni plas në media, don Manueli do ta kuptojë se cilët janë miqtë e tij të vërtetë.
Marçelo, një rritës i vogël dhe i sjellshëm qensh, e gjen veten të përfshirë në një marrëdhënie të rrezikshme varësie me Simonen, një ish-boksier i dhunshëm i cili terrorizon të gjithë lagjen. Në një tentativë për të rikthyer dinjitetin e tij Marçelo do ti nënshtrohet një akti të pazakontë hakmarrjeje.
Vendosur në Çikagon e kohëve të sotme, në një kohë trazirash, katër gra me asgjë të përbashkët përveç një borxhi të lënë pas nga aktivitetet kriminale të burrave të tyre të vdekur, marrin fatin në duart e tyre dhe bëjnë komplot për të krijuar një të ardhme sipas kushteve që kanë.
Rizvan Ahmed lë pas Allahabadin, dhe bashkë me të edhe mentalitetin e qytetit të vogël. Ai shpërngulet në Mumbai, një qytet me qiell-gërvishtëse shumë të larta dhe me ëndrra që fluturojnë akoma më tej. Dëshira e tij e madhe është të punojë me idhullin e tij, Shakun Kotharin, por bota lakmitare dhe manipuluese e parave, pushtetit dhe tregut të aksioneve, e rrëmben shumë shpejt Rizvanin.
Një truprojë dhe ekspert kundër-terrorizmi pranon një punë që të mbrojë një trashëgimtare të re të pasur. Asnjëra palë nuk është e lumtur për marrëveshjen derisa një rrëmbim i dhunshëm i detyron ato të shkojnë në arrati.
Familja Bouen shpërngulet në një shtëpi të re. Por diçka e çuditshme po ndodh me atë shtëpi. Djali i tyre përpiqet t'i paralajmërojë. Gjërat përkeqësohen kur vajza e vogël e familjes zhduket dhe ata duhet të kërkojnë ndihmë.
Në botën e spiunazhit, ku informacioni është pushtet, agjentët bëjnë gjithçka që ta sigurojnë atë. Tes, një ish-agjente e CIA-së, përpiqet të shpëtoj jetën e bashkëshortit nga i njëjti mission që e dëmtoi atë në të shkuarën. Por kur bëhen lojëra me mendjen është e vështirë të dallohet realiteti.
Çelios përballet me një kriminel kinez i cili i ka vjedhur zemrën e durueshme dhe e ka zëvendësuar me një rrahëse baterie e cila kërkon elektricitet për të punuar...
Kur Niki Di Santo mëson se babai i tij jo vetëm që është gjallë, por edhe mund të zbulojë origjinën e dhuntisë së errët të birit të tij, ai niset në një udhëtim që e çon në një vilë të braktisur, të cilën ai kujtonte se ekzistonte vetëm në imagjinatën e tij fëminore.
Një kapiten i ri i Flotës Detare Amerikane duhet të bashkojë forcat me një skuadër ushtarake, për të shpëtuar Presidentin Rus nga një grusht shteti i organizuar nga një gjeneral që kërkon pushtet.
Një bandë vrasësish të pamëshirshëm që udhëtojnë në autostradë rrëmbejnë një çift për të fituar para, por situata bëhet tronditëse pasi ata zbulojnë se gjërat nuk janë ashtu siç duken.
Projekti më i fundit i drejtorit të teatrit merr një kuptim të veçantë kur aktorja adoleshente Madaline e merr seriozisht performancën e saj. Linjat midis aktrimit dhe realitetit fillojnë të turbullojnë botën e saj të brendshme.