Pas kthimit në shtëpinë e tij të fëmijërisë, një aktor kukullash për fëmijë i poshtëruar, detyrohet të përballet me njerkun e tij të ligë dhe sekretet që e kanë torturuar gjatë gjithë jetës.
Një shkencëtar ngrin fëmijët e tij në përpjekje për të kuruar sëmundjen e tyre vdekjeprurëse gjenetike duke koduar ADN-në e kandilit të detit, Turritopsis.
Në Alpet e Ötzit, para më shume se 5300 vitesh, një klan i periudhës së Neolitit vendoset pranë një përroi. Kelabi si lider i grupit, ka përgjegjësinë të ruajë të shenjtën Tineka. Por kur Kelabi shkon për gjueti, vendi sulmohet. Pjesëtarët e tribusë vriten brutalisht së bashku me gruan dhe djalin e Kelabit. Vetëm një i sapo lindur ka mbijetuar dhe Tineka është zhdukur. I verbuar nga dhimbja dhe urrejtja Kelabi kërkon vetëm hakmarrje...
Të bllokuar në një dhomë misterioze, katër mendje të shkëlqyera konkurrojnë kundër kohës për të parandaluar një kolaps kozmik të universit. Ata duhet të mësojnë të punojnë së bashku dhe të zgjidhin enigmën para se të jetë tepër vonë.
Një ekzorcizëm tronditës del jashtë kontrollit duke i marrë jetën një vajze të re.
Disa muaj më vonë, asistentja e re e morgut Megan Rid merr në dorëzim një kufomë të shpërfytyruar. E mbyllur në korridoret e bodrumit, Megan së shpejti fillon të besoj se trupi i kufomës
është i pushtuar nga një forcë djallëzore.
Roni, një djalë i rritur në Angli, kthehet në shtëpinë e tij në Indi për të zbuluar vdekjen misterioze të së ëmës. Ndërsa zbulon një seri vrasjesh të ngjashme në të kaluarën, del në dritë errësira e brendshme e vetë Ronit.
Një vrasësi me pagesë dhe të tërhequr nga puna, papritur, i duhet të përballet me të shkuarën e tij. Tashmë, duke mbrojtur familje të pafajshme, ai do të bëjë një kasaphanë të fundit, me shpresën se njerëzit që do më shumë, nuk kanë për t'u lënduar...
Disa vajza të një kolegji fillojnë të vënë re se disa gjera nuk janë ashtu siç duken. Ato nisen një kërkim të dëshpëruar për të zbuluar të vërtetën e tmerrshme të robërisë së tyre.
Një mashtrues vrasës është duke i likuiduar një nga një te gjithë liderët e ushrise. Brandoni kupton se babai i tij është caku tjetër për tu vrare. Pas vdekjes se tij ai përpiqet qe ta gjeje vrasësin, mirëpo ai zbulon se ka ndodhur diçka dhe babai i tij nuk ka vdekur, ndërsa oficeret e tij janë duke e përdorur si karrem për ta gjetur vrasësin e vërtete.
Me dëshirën për të shkruar kryeveprën e tij, një shkrimtar në prag vdekjeje, bën një udhëtim në Londër, ku shpreson të gjej frymëzimin. Ai zbulon që është e vështirë të jesh autori i shkëputur nga ngjarjet, kur muza jote është një krijesë tërheqëse, që bën gjithçka për të kontrolluar historinë e saj dhe jeta e personazheve të tu po shkon drejt shkatërrimit.
Herris duket sikur i ka të gjitha: një punë të mirë, shumë miqësi dhe një jetë seksuale aktive fal një sërë aplikacionesh për takime.
Por e gjithë kjo ndryshon kur ai çiftohet me Rajlin, një vajzë që i ngjitet si rrodhe dhe fsheh diçka të dyshimtë.
Një hajdut dhe banda e tij përpiqen të fshehin 250 kilogramë shufra ari në një shpellë të shkretuar. Por ndërhyrja e një shkrimtari dhe e dy policëve vënë në provë aleancat e vërteta.
Në vitet 1970, Omi, një aktor ambicioz, vritet, por menjëherë rimishërohet në ditët e sotme. Mundohet të zbulojë misterin e vdekjes së tij dhe të gjejë Shantin, dashurinë e jetës së tij të kaluar.
Një ish-agjent i dëbuar i forcave speciale do të kthehet në një demon që mbledh shpirtra.
Gjërat do të kthehen në një katastrofë të vërtetë kur partneri i tij do të kthejë mbledhjen e shpirtrave në qëllimin e tij kryesor.
Në vitin 1846 në një ishull të largët në brigjet perëndimore të Skocisë, tre të mbijetuar nga një fundosje misterioze e anijes së tyre tregtare e gjejnë veten të bllokuar në një ishull të vogël me mjegull. Përmes hetimit të kapitenit, ai zbulon se çdo vit rreth të njëjtës ditë do të ndodhte një tragjedi në det dhe të rinjtë nga ishulli do të vdisnin nga një sirenë fantazmë. A do t'ia dalin të shpëtojnë nga ishulli famëkeq me vetëm katër banorë?!
Në botën e artit ndonjëherë çdo gjë duket e çuditshme dhe e pabesueshme, por kur një pronare galerie dhe punonjësja e saj zbulojnë dhe ekspozojnë pikturat e një artisti të panjohur më parë, gjërat kalojnë në paranormale. Një forcë e mbinatyrshme kthehet kundër të gjithë atyre që kanë përfituar nga ky art për t'u hakmarrë.
Një artist i famshëm që në moshë të re, pasi kish arritur gjithçka dëshironte në jetë, Tomi, udhëton nëpër shkretëtirën e Mojaves. Ajo çfarë pritej të ishte një qetësim dhe kalim i kohës me veten për të kuptuar çfarë dëshironte më tej, kthehet në makthin e tij të vërtetë. Xhek e ndjek kudo. Një psikopat me një të shkuar të vuajtur, xheloz për atë që Tom kishte.
Në Spanjë, viti 1921, rrugët e Barcelonës ballafaqohen me policë dhe anarkistë, ndërsa bizneset e paligjshme lulëzojnë. Në këtë atmosferë agjenti Anibal është dërguar me një mision në Barcelonë: Të zbulojë se kush e ka vjedhur dërgesën e armëve të një treni ushtarak. Të gjitha rrugët të çojnë drejt anarkistëve, por a janë vërtetë ata?!