BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETA. Pasi shfrytëzoi me zgjuarsi mundësinë e tij për t'u bashkuar me një skemë pastrimi parash, një shërbëtor modest zhytet në një botë me para të shpejta, makina të shpejta dhe një përplasje të pashmangshme.
Pasi rrit në fshehtësi një merimangë, 12-vjeçarja Charlotte duhet të përballet me faktet rreth kafshës së saj dhe të luftojë për mbijetesën e familjes së saj, kur krijesa dikur simpatike shndërrohet me shpejtësi në një përbindësh gjigant mishngrënës.
Rasëlli, operativ i Interpolit, është dëshmitar i vdekjes së një informatoreje kur një bastisje në dukje rutinë shkon keq. Vite më vonë, ai e gjen veten duke mbrojtur djalin e saj nga lufta e pamëshirshme mes dy bandash mafioze...
Pasi një grup kriminelësh, rrëmbejnë vajzën balerinë të një figure të fuqishme të botës së krimit, ata tërhiqen në një rezidencë të izoluar, të pavetëdijshëm se janë mbyllur brenda me një vajzë aspak normale.
Lauren Monroe dhe të dashurit e saj kanë mbetur me një trashëgimi të konsiderueshme pas vdekjes së patriarkut të tyre të pasur, Archer. Megjithatë, ajo ndeshet me një sekret që së shpejti kërcënon të shkatërrojë familjen e saj.
Një grua zhvendoset në një qytet të ri dhe hap restorantin e saj pasi shpëton nga një marrëdhënie abuzive. Ajo e gjen veten në një lojë vdekjeprurëse si macja me miun kur bëhet shënjestër e ngacmimeve të vazhdueshme nga një burrë xheloz.
Në një të ardhme të afërt, jeta normale në Tokë është shkatërruar. Pali dhe dy djemtë e tij, Toma dhe Jozefi, kanë jetuar një gjysmë jete - qetësi ditën dhe mundim natën. Çdo natë, pasi perëndon dielli, ata përballen me sulmet e pandërprera të një të keqeje misterioze dhe të dhunshme. Një ditë, kur Thomas nuk kthehet në shtëpi para perëndimit të diellit, Paul duhet të largohet nga siguria e fermës së tyre të fortifikuar për ta gjetur atë. Pason një betejë e tmerrshme që e detyron familjen të zbatojë një plan të dëshpëruar për të mbijetuar.
Hajduti profesionist Mason tenton grabitjen e tij më të madhe me vëllain e tij, duke grabitur një bankë. Kur shkon keq, ata bllokohen brenda të rrethuar nga forcat e rendit. Tensioni rritet ndërsa Mason negocion me ish të dashurën e tij, negociatoren kryesore.
Oficeri i policisë Don Li punon me informatorët, por dështimi i disa misioneve e bëjnë atë të dyshojë te kushdo, por kur ai i jep Gait një mision të rëndësishëm, do të ndryshojë këndvështrimin e tij...
Një spiun elitar nga Bangladeshi bashkohet me një operativ të CIA-s për të rrëzuar një organizatë kriminale ndërkombëtare, të kryesuar nga një biznesmen i pamëshirshëm.
Një mjek i ri urgjence, caktohet të punojë me një partner me përvojë në turnin e natës në Nju Jork. Në mes të kaosit të punës, ai vihet në provë në lidhje me dilemën etike për të vendosur mes jetës dhe vdekjes së atyre që duhet të ndihmojë në detyrën e tij si mjek...
Me rrip të zi në karate dhe diplomë në filozofi, Daltoni mbërrin në Jasper, Misuri, si truprojë në një lokal të terrorizuar nga vetë klientët e tij. Megjithatë, Daltoni nuk është në dijeni se një sipërmarrës i keq vendas dëshiron që gjërat të qëndrojnë ashtu siç janë...
I dëshpëruar nga varfëria dhe i vendosur për të rregulluar jetën e familjes së tij, emigranti pa dokumente Feliks punësohet së bashku me Alfonson për të punuar për Donin, një kriminel psikopat. Pasi e gjejnë vetën të përfshirë në një marrëveshjeje të dështuar droge, Feliksi dhe Alfonsoja duhet të bashkohen për të mbijetuar...
Në një botë kumari të paligjshëm dhe me aksione të larta, Nick zotëron një shtëpi plantacioni të rrënuar. Ai është i dashuruar me qëllimin e Dianës së zgjuar, të ashpër dhe simpatike për të fituar shuma të mëdha dhe është i vendosur ta vërë në rrezik atë.
Një i ri anonim nis një fushatë hakmarrjeje kundër liderëve të korruptuar që vranë nënën e tij dhe vazhdojnë të viktimizojnë sistematikisht të varfërit dhe të pafuqishmit.
Një nënë dhe bijë nga Flatbush, që mezi mbijetojnë në një botë me pak oksigjen, duhet të bashkohet për të mbrojtur njëra-tjetrën kur mbërrijnë të huaj duke pretenduar të njohin babanë e zhdukur.
Në këtë film luan Aaron Paul, personazhi i Breaking Bad dhe rastësia bashkon një kriminel në arratisje me një djalë të vogël shurdh-memec, kur hajduti vendos të fshihet pranë fermës së tij në veri të Amerikës. Ata të dy krijojnë një miqësi të pazakontë dhe ndihmojnë njëri tjetrin në rast nevoje.
Pasi mëson se vdekja e gruas së tij nuk ishte një aksident, një ish shef i CIA-s detyrohet të kthehet në spiunazhin e botës së krimit, duke u bashkuar me një kundërshtar për të zbuluar një komplot, që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte.
Një vrasës serial është dënuar me vdekje me karrige elektrike në Londër në vitet 1890, por në orët e tij të fundit, ai mallkon burgun ku ndodhet dhe të gjithë ata që ndodhen në të.
Lufta e një gruaje të re për të mbrojtur trashëgiminë e saj indigjene
në një botë ku ksenofobia është në rritje, ndryshimet klimatike po kërcënojnë
grumbullimin e drerëve dhe të rinjtë zgjedhin vetëvrasjen përballë dëshpërimit kolektiv.