Një ngatërresë në autobus bën që Kori, një adoleshente e re e fiksuar pas shkencës, të përfundojë në akademinë e futbollit dhe të bashkohet me skuadrën e kampit për të fituar kampionatin dhe për të shpëtuar skuadrën e shoqeve të saj.
Trajneri i skuadrës së basketbollit, në një shkolle të krishterë, humb thuajse gjithë skuadrën e tij, për shkak të shpërnguljeve masive të qytetarëve, pasojë e mbylljes së fabrikës së qytetit. Në këto kushte, ai pranon të bëjë trajnerin e skuadrës së atletikës, të përbërë nga një vajze e vetme, që vuan nga astma dhe mbart një histori të dhimbshme jete.
Filmi është i bazuar në histori të vërtetë. Historia e një prej rivaliteteve më të njohura në sportin e Formulës 1, historia e Xhejms Hantit dhe Niki Laudës. Lindur në një ambient të priveligjuar, simpatiku Hant, nuk mundi të gjente një metodë të ndryshme dhe të rezervuara se Lauda: Rivaliteti i tyre lindi që kur ata ishin në kampionatin e F3 dhe vazhdoi për vite, madje nuk ndali edhe pse Lauda pësoi një aksident të tmerrshëm në Nürburgring në vitin 1976.
Kur lojtari më i mirë i ekipit të futbollit të një gjimnazi vdes gjatë praktikës, të gjithë akuzat bien te trajneri Vik. Në përpjekje për të mbajtur ekipin, ai shkakton polemika në gjithë vendin, si dhe i duhet të përballet me padinë e nënës së të ndjerit.
Pasi dy marinsa kthehen në shtëpi nga një pyetësor që ISIS u bëri, njëri lufton për të mbijetuar e tjetri për t'iu kthyer arteve marciale pas shumë vitesh... në kërkim të një ndeshje për të cilën ja vlen të jetosh.
Veç problemeve familjare, dy vëllezër përballen dhe me probleme që i hyjnë në mes karrierës së tyre sportive. Dhe pse me botëkuptime të ndryshme, marrëdhënia e tyre bëhet gjithnjë e ngushtë.
Duke udhëtuar nëpër botë përfshirë Indinë, Brazilin, Kanadanë, Europën, Afrikën dhe SHBA, Gjenerata e Hekurit 3 do të intervistoj dhe do të ndjek bodybuilderët, trajnerët, ekspertët dhe fansat për të vendosur se si duhet të duket fiziku ideal universal.
Në lagjet me ngjyrë të Los Anxhelesit Billi Hoil përpiqet ta sigurojë jetën me anë të lojërave, hileve dhe talentit që ka në basketboll. Duke u përpjekur të fitojë para dhe të bëhet i pasur me anë të mashtrimeve dhe turneve të basketbollit, ai fillon të kuptoj që në jetë duhen më shumë gjëra se sa fati dhe që atij i nevojitet edhe puna dhe përkushtimi.
Migel "Bajoneta" Galindez, një boksier i tërhequr pas një ndodhie tragjike në jetën e tij ndodhet përpara një vendimi shumë të rëndësishëm nëse duhet të kthehet apo jo në karrierën e boksit.
Ish sportistja e skejtbordit, Kim dëshiron të bëjë më shumë para pas vdekjes tragjike të nënës së saj. Në këtë mënyrë i bashkohet një kompanie elitare që dërgon vajza shërbimi në Austri.
Kur një adoleshent humbet të dashurën e tij në aksident tragjik, ai zbulon se vrapimi e mban atë të lidhur pas kujtimeve. Duke ndjekur kujtimin e saj, ai vrapon gjithnjë e më shpejt, duke lënduar kështu edhe veten. Trajneri dhe një vajzë e re, do të përpiqen të zbulojnë çfarë ndodh brenda tij...
Robert De Niro dhe Sylvester Stallone luajnë si dy rivalë të vjetër boksi të cilët dalin nga pensioni për një ndeshje të fundit. Në përballjen e tyre të parë pas shumë vitesh, armiqësia e tyre shpërthen në një përleshje pa dashje gazmore e cila bëhet jashtëzakonisht publike. Furia e papritur e mediave sociale e transformon ndeshjen e tyre lokale të inatit në një ngjarje televizive që nuk duhet humbur. Tani, nëse ata arrijnë t’i mbijetojnë stërvitjes, mund të dalin të gjallë për t’u ndeshur përsëri.
Një dokumentar kinematografik që tregon ngritjen dhe arritjet e gjashtë futbollistëve të rinj, super të talentuar të Manchester United (Dejvid Bekham, Niki But, Rajan Gigs, Pol Skols, Fil dhe Geri Nevil). Filmi mbulon periudhën nga 1992-1999, duke kulmuar me fitoren e United në Kupën Europiane.
Shoferi veteran i garave, Sam Munroe dhe i biri, edhe ky shofer nga një qytet i vogël, kapërcejnë konflikte familjare dhe profesionale, duke balancuar konkurrencën, egon, pakënaqësinë mosmarrëveshjet e garës, për t'u bërë edhe më të fortë.
Historia e ekipit të Nottingham Forest që bëri histori, duke fituar Kupën Evropiane në vitet 1979 dhe 1980, të udhëhequr nga trajneri Brian Cloughu dhe asistenti i tij Peter Taylori.
Pas një tragjedie që ndodh në një ekip volejbolli vajzash, skuadra duhet të përpiqet të bashkohet përsëri dhe së bashku me trajneren e tyre të luftojnë për kampionatin shtetëror të shkollave.