Kur Frenk dhe Lindsi takohen rrugës për tek një dasmë, zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta; të dy urrejnë nusen, urrejnë dhëndrin, urrejnë dasmën, urrejnë veten dhe të tjerët. Janë të dy njësoj të pakëndshëm dhe të mjerë.
Dy ish-të burgosur, Edi dhe Poli, janë në liri me kusht dhe punojnë në një restorant në Nju Jork. Jetët e tyre kishin marrë fund, deri në momentin kur avokatja angleze, Katerina Rokud, vjen në restorant me një ofertë që nuk mund ta refuzojnë.
Një 37-vjeçare e sapodivorcuar, e fiksuar pas idesë për të patur një fëmijë, njihet me një djalosh 23-vjeçar dhe bie kokë e këmbë në dashuri me të. Dilemave për shkak të diferencës së tyre të madhe në moshë, u shtohet fakti që nëna e djalit, është pikërisht psikologia e saj...
KUJDES : FILMI PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE, KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
Në një apartament të pistë në Berlin, një regjizor i pazakontë përpiqet të kapë ndjenjat e pastra të pasionit dhe seksit të vërtetë për një film eksperimental rreth dashurisë...
Një histori që vendoset në Hauain e vitit 1920 në plantacionet e kafes. Xho është një djalosh jetim, pa mbiemër që dashurohet me vajzën e pronarit të plancionit, Grejs. A do jetë e mundur dashuria e tyre, apo diferenca që kanë do sjellë vetëm fatkeqësi?
Miqësitë janë testuar dhe sekretet dalin në shesh, kur Rakela përfundimisht bie në dashuri me Deksin, shoqja e saj më e mirë është e fejuara e tij Darsi.
Një film fantazie që bazohet në një legjendë të vjetër kineze për një Herbalist i cili bie në dashuri me një gjarpër të bardhë të maskuar si një grua...
Një histori tragjike e tre personave, midis Hwa-Yeon, një bijë e një fisniku, dashuria e saj e vërtetë Kwon-Yoo, një shërbëtor dhe njeriu që do të jetë mbreti, princi Sungwon.
Adriani, një djalosh i fiksuar pas teknologjisë dhe mjaft i zgjuar ka sëmundjen e OSD. Grejs një piktore e ëmbël ka çrregullim personaliteti të shumëfishtë. Duket e pamundur si histori mes tyre, por... çfarë nëse funksionon?
Bazuar në Romanin e Ian Mekevan. Në Anglinë e viteve 1962, një çift i ri shohin dashurinë e tyre të madhe të përballet me probleme të lirisë seksuale dhe presionit shoqëror, gjë që çon në një natë të parë martese të çuditshme dhe fatkeqe.
Katër të rinj bashkohen në një Vilë Angleze. Ata duan të sfidojnë rregullat e shoqërisë duke shkëmbyer partnerët e tyre. Gjërat komplikohen kur një i huaj i bashkohet kësaj fantazie të shfrenuar...
I diagnostikuar me kancer në shpinën kurrizore, 27-vjeçari Adam udhëton rrugën drejt shërimit me mbështetjen ndonjëherë të padurueshme të shokut të tij të ngushtë Rogen, mamasë së tij mbytëse dhe të një terapisteje pa përvojë Anna Kendrick. I frymëzuar nga një histori e vërtetë, 50/50 është përballja e sinqertë por gazmore e një djaloshi të ri drejt rrugës së shërimit.
Simon Spajër fsheh një sekret të madh nga familja, miqtë dhe shokët e klasës. Kur sekreti i tij del në shesh, Simoni duhet të përballet me të gjithë dhe të pranojë identitetin e tij.
Një kameriere e vetmuar takohet me një djalë të bukur dhe të çuditshëm në dyqanin e bizhuterive, i cili ka një aneurizëm të trurit dhe ka humbje të kujtesës afatshkurtër.
Një romancë surrealiste midis një gruaje dhe një tekniku lojërash arkade.
Disa forca të çuditshme metafizike ndryshojnë realitetin e teknikut duke çuar në
mutacione të çuditshme bio mekanike.
Jeta e Uilliam Thakerit ndryshon rrënjësisht kur një ditë, në librarinë e tij të vogël shfaqet aktorja amerikane më e famshme e momentit. Ky takim rastësor shndërrohet në një ndjenjë të fortë, por të dy duhet të kalojnë shumë pengesa...
Adami, një profesor gjenetike është marrëzisht i dashuruar me gruan e tij. Pas vdekjes së saj, ai e klonon atë. Por a mjafton vetëm ADN-ja për të krijuar gruan e tij të vërtetë?
Lusia dhe Ofelia, dy motra, më në fund takohen 7 vjet pas dasmës së Lusias. Por kur Huani, burri i Lusias dhe Ofelia takohen, ndjejnë një fantazi që magjeps mendjet dhe trupat e tyre...