Për t'i mësuar mbijetesën, një baba i mëson të bijës se si të përdorë armën dhe
të gjuajë kafshë. Pa dashje, ajo vret Shqiponjën simbol të vendit. Me këtë veprim ajo nis një hetim policor dhe ndryshon fatin e saj,
por a është vërtetë ajo shkaku, apo është thjesht një viktimë për të larguar vëmendjen nga krimet e vërteta?
Një veteran i traumatizuar, që s'kishte frikë nga dhuna, gjurmon vajza të zhdukura për para. Kur një punë i del
jashtë kontrollit, e pushtojnë makthet pasi zbulon një komplot që mund ta çojë në udhëtimin e tij të vdekjes ose zgjimin e tij.
Detektivi Deni Fisher zbulon se një vrasës që ka arrestuar në të shkuarën, i rrëmben të dashurën dhe
për ta shpëtuar duhet të kaloje 12 fazat e sfidës që i vendos.
Nga krijuesit e Paranormal Activity dhe Saw, INSIDIOUS është një histori tmerruese e një familjeje e cila, menjëherë pasi shpërngulet në një shtëpi të re, zbulon se shpirtra të këqinj kanë pushtuar shtëpinë e tyre dhe që djali i tyre ka rënë në mënyrë të pashpjegueshme në koma. Duke u përpjekur të largohen nga shpirtrat dhe të shpëtojnë djalin e tyre, ata shpërngulen përsëri vetëm për të zbuluar se nuk ishte shtëpia e tyre që ishte e pushtuar.
Kjo është historia e një gazetari ambicioz, i cili heton një aksident
të harruar prej kohësh. Kur e mbijetuara e vetme
e aksidentit zhduket papritur, ai e kupton
se asgjë nuk është siç duket dhe se e vërteta
e errët do ta përndjekë gjithë jetën e tij.
Jin-hong është një prokuror i rreptë i cili është i fiksuar të gjejë njeriun që i vrau mamanë.
Shumë shpejt do të bëhet vetë ai i dyshuari kryesor, kur gruaja e vdekur ringjallet për të vendosur drejtësi.
Filmi trajton historinë e studiueses së dukurive paranormale, Dr. Elise Rainer, e cila përballet me frikën e saj më të madhe kur gjendet në shtëpinë e saj të fëmijërisë.
Nik është një nga të burgosurit amerikanë në burgjet japoneze. Falë ndihmës që i dha djalit të një prej familjeve më të forta, ai i siguroi vetes një vend të mirë atje. Megjithatë, armiqtë tani janë më te rrezikshëm.
Kjo është historia e një burri dhe një gruaje që fillojnë të rikonstruktojnë një shtëpi të vjetër. Por, ata nuk e dinë akoma se ky qytet ka një histori të frikshme.
Xhin-seok shpërngulet në shtëpinë e re me vëllanë e madh Ju-Seok, mamanë dhe babanë. Xhin-seok vuan nga ankthi por me mjekimet që merr arrin të bëjë një jetë normale. Një mbrëmje me shi, Xhin-seok e sheh vëllanë duke u rrëmbyer nga disa burra me një fugon të zi. Pas 19 vitesh heshtje Ju-Seok rikthehet në shtëpi por nuk mban mend asgjë. Xhin-seok vëren disa ndryshime në sjelljen e të vëllait dhe fillon të dyshojë se personi që është kthyer nuk është Ju-Seok. Ndërkohë Xhin-seok dëgjon zhurma nga një dhomë e kyçur përkohësisht, nga pronari i mëparshëm i shtëpisë.
Adam Bell është një profesor i zymtë dhe i çrregullt historie, i cili duket sikur nuk ka asnjë interes akoma edhe për të dashurën e tij bukuroshe, Merin. Duke pare një film me rekomandimin e një kolegu të tij, Adami pikat sozine e tij, një aktor dytësor te quajtur Antoni Kler, dhe vendos ta gjeje.
Një aktor në telashe, një skenarist dhe një dizajner i mirënjohur lojërash kompjuterike i gjejnë jetët e tyre të ndërlidhura në mënyra misterioze dhe shqetësuese.
“Majat binjake Pjesët e munguara” është një përmbledhje e skenave të fshira apo të zgjeruara të serialit horror amerikan, që mbështetet mbi misteret e disa vrasjeve. Në sezonin e parë, “Majat binjake” mori 14 nominime në Emmy Awards dhe sot, listohet si një ndër serialet më të mëdha të të gjitha kohërave...
Gjatë vetë shkatërrimit të një komuniteti në periferi në vitin 1950,
për një familje në dukje normale, bastisja e shtëpisë do të ketë pasoja të tmerrshme.
Një ish-polic (John Hawkes) gjen trupin e një vajze dhe përmes një akti vetëshpengimi, bën çdo gjë për të gjetur vrasësin, por pa dashje vë familjen e tij në rrezik dhe kapet nga disa personazhe të errëta gjatë rrugës.
JU E KËRKUAT dhe tani hiti surprizë që kritikët e quajnë “një nga filmat më të frikshëm të të gjitha kohërave” mund të përjetohet në vendin më të frikshëm nga të gjithë... te shtëpia juaj. Pasi një çift i ri shpërngulet në atë që ngjan si një shtëpi tipike periferike, ata shqetësohen jashtëzakonisht shumë nga një prezencë që mund të jetë ose jo djallëzore por me siguri është më shumë aktive në mes të natës. Veçanërisht kur ata flenë. Paranormal Activity ndërton një suspans natë pas nate deri në fundin tronditës. Roger Ebert e quan “vërtet të frikshëm”. Vazhdoni, JU SFIDOJMË TA SHIKONI NË SHTËPI... të paktën mund të lini dritat ndezur.
Një detektiv, që po vuan thellësisht humbjen tragjike të gruas dhe së bijës, caktohet kryehetues për gjetjen e vajzës së rrëmbyer të ambasadorit të SHBA-së në Kanada. Vendosmëria për ta gjetur me çdo kusht adoleshenten e humbur në mënyrë misterioze, do ta vërë përballë të papriturave të paparashikueshme...
Trupat po shfaqen nëpër qytet e secili prej tyre ka patur një vdekje të tmerrshme. Gjatë kërkimeve, provat të çojnë tek një person: John Kramer. Si është e mundur? Burri i njohur si "Pazëlli" ka vdekur prej më shumë se një dekade.