Një çift i martuar dyshon se "apartamentet e zgjuara" në rezidencën e tyre të teknologjisë së lartë janë duke u përdorur nga pronari i tyre për qëllime të liga.
A.J. Kuk është një avokate që ka marrë në mbrojtje një njeri që dyshohet se ka masakruar një familje të tërë. Edhe pse në pamje të parë klienti i saj duket një njeri i qetë dhe i butë, shumë shpejt ajo do të zbulojë se ai është përbindësh.
Familja Lambert ribashkohet dhe është e lumtur pasi Xhoshi shkoi në botën e përtejme për të marrë mbrapa djalin e tij Daltonin. Megjithatë, ngjarjet e mbinatyrshme vazhdojnë të ndodhin, të cilat sa vjen dhe bëhen më të tmerrshme. Kur familja fillon të vërë re sjellje të çuditshme nga babai, fillojnë të vrasin mendjen; a është vërtetë Xhoshi që u kthye mbrapa? Diçka e kishte ndjekur nga bota e përtejme...
Sojer Valentini zhvendoset nga Bostoni në Pensilvani për t’i shpëtuar një maniaku që ka dy vjet që e përndjek. Ndërsa konsultohet me një terapist, Valentinin e shtrojnë pa dëshirë në një spital të çmendurish, ku ajo do të përballet sërish me maniakun dhe do të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar atij...
Një autore britanik e librave misteriozë viziton shtëpinë e botuesit të saj në jug të Francës, ku bashkëjetesa e saj me vajzën e tij të pazakontë nis disa dinamika të ndjeshme.
Kur mamaja e Xhenit zbulon disa letra, që ajo kishte shkruar gjatë fëmijërisë, Xheni fillon të rikujtoj të shkuarën dhe të gjykoj disa ngjarje që kanë ndodhur kur ishte 13-vjece.
Pari është një film horror i mbinatyrshëm në të cilin një burrë përpiqet të ndihmojë një grua të quajtur Ruksana, një viktimë abuzimi, të cilën ai e gjeti të lidhur në një kasolle.
Një baba është akuzuar për një krim që nuk i kujtohet ta ketë bërë: për abuzim seksual me vajzën e tij. Pretendimi që kultet satanike kishin pushtuar qytetin, i alarmon të gjithë. Një detektiv mundohet të zbulojë të vërtetën dhe më në fund ia del.
Balerina Dominika Egorova është rekrutuar në 'Shkollën e Harabelave',
një shërbim sekret rus, ku është e detyruar të përdorë trupin e saj si armë.
Misioni i saj i parë, duke synuar një agjent të C.I.A.-s,
mund të cenojë sigurinë e dy kombeve.
Një grua zgjohet nga koma pas një aksidenti me makinë dhe fillon të përjetojë vizione tronditëse për vdekjen e saj. Në një garë kundër kohës, ajo përpiqet të parandalojë vrasjen e saj.
Mitsumi ka precedenca të vjetra kriminale dhe tani është sërish në vëmendjen e autoriteteve. Është një çështje e hapur dhe e mbyllur dhe Mitsumi ka rrëfyer. Në këtë pikë futet në skenë avokati premtues Shigemori, idetë e të cilit mund të bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes.
Si mund ta ndalosh një mallkim që nuk vdes kurrë? Xhejku, i mbijetuari i vetëm i masakrës në The Grudge 2, torturohet nga vizione rrëqethëse të Kajakos dhe Toshios që e çojnë atë deri në futjen në çmendinë. Mjekja e Xhejkut, Dr. Salivan, është e vendosur t’i hetojë tregimet e tij të tmerrshme. Ajo eksploron shtëpinë e tij në Çikago, duke gjetur edhe një familje tjetër që është gati t’i dorëzohet mallkimit. Bëhet e qartë që tregimet tmerruese të Xhejkut janë të vërteta dhe një grua e mistershme japoneze mund të jetë e vetmja shpresë për ta që t’i largojë njëherë e përgjithmonë shpirtrat... përveç nëse plani i saj i shkatërron të gjithëve.
Katër anëtarët e një grupi tregojnë një histori rreth një nate seksi, droge dhe vrasjesh, para shfaqjes së tyre të parë të madhe në një festival muzikor.
Ana, një vajzë adoleshente, kthehet në shtëpi pas qëndrimit
në një spital psikiatrik; kishte tentuar vetëvrasjen pas vdekjes
së të ëmës. Por kthimi i saj nuk do të jetë i lehtë, pasi i ati ka filluar një lidhje me ish-infermieren
e së shoqes. Ana i rrëfen urrejtjen e saj të motrës, Aleksit, dhe nis një betejë për të larguar njerkën e ardhshme.
Një djalosh adoleshent zbulon se është "Ajin", një qenie gjysmë njerëzore me fuqinë për t'u rikuperuar nga vdekja. Ai përfundon duke u fshehur, por edhe duke luftuar të keqen me fuqitë e tij.
EFEKTET ANËSORE është një triler provokues që flet për Emilinë dhe Martinin, një çift i suksesshëm njujorkez bota e të cilit shkatërrohet kur një ilaç i ri i rekomanduar nga psikiatri i Emilisë - i menduar për të trajtuar ankthin - ka disa efekte anësore të papritura.
Në një botë të së ardhmes, njerëzit jetojnë dhe ndërveprojnë nëpërmjet `surrogatëve`,
riprodhime të përkryera të vetvetes. Një agjent i FBI-së do të kërkojë ndihmën e surrrogatit
të vet për të hetuar vrasjen e djalit të atij që bëri shpikjen. Teksa çështja bëhet gjithmonë
e më e ndërlikuar, ai do të vërë në rrezik jetën e tij për të zbuluar misterin.
Një ish-police, martesa e së cilës është në rrezik, fsheh kamera survejimi në shtëpinë e saj dhe sheh mëkatet e burrit të saj, duke u kthyer në soditëse të jetës së saj.