Stefani, një programues i ri, po përpiqet të krijojë një lojë kompjuterike bazuar në romanin “Bandersnatch”. Por, ashtu si autori i romanit, Stefani fillon të përjetojë çrregullime mendore që e bëjnë të jetojë mes ëndrrës, realitetit dhe krimit...
Jong-su ndesh rrugës një vajzë që jetonte dikur në një lagje me të, e cila i kërkon të kujdeset për macen e saj në kohën kur ajo të jetë në Afrikë. Kur kthehet, ajo e prezanton me Benin, një tip misterioz të cilin e ka njohur andej, i cili tregon pasionin e tij të fshehtë.
Greta pranon punën si dado në një shtëpi të veçuar në një fshat Anglez që të jetë sa më larg të dashurit të saj të çmendur. Ajo përballet me dy të moshuar që i kërkojnë asaj të kujdeset për një kukull. Por në momentin që ajo e lë atë pas dore gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin në përreth.
Një këshilltar ligjor, pasi del në pension, fillon të shkruajë një roman, duke shpresuar të gjejë fundin e një nga çështjeve të tij të pazgjidhura të vrasjeve si dhe dashurinë e tij të pajetuar me eproren e tij - dashuri që ende të dy e kërkojnë edhe pas 25 vjetësh.
Nora dhe Aleku janë në një udhëtim dhe ndërsa kalojnë nëpër rrugët e shkreta të Amerikës, ndeshen me banorë shumë të çuditshëm dhe të ashpër. Ata gjejnë një motel për të kaluar natën, por zgjohen në një fermë, për t’u trajtuar si kafshë. Filmi ka skena të rënda dhune dhe lakuriqësie...
Një prift me një të kaluar të përhumbur dhe një rishtare në prag të zotimeve të saj të fundit, dërgohen nga Vatikani për të hetuar vdekjen e një murgeshë të re në Rumani dhe për t'u përballur me një forcë të keqe në formën e një murgeshe djallëzore.
Gjatë verës së vitit 1948, doktor Faradeji shkon në shtëpinë gjigante të familjes Ajres. Tashmë, ajo e ka humbur shkëlqimin dhe banorët e saj, nëna, djali dhe vajza përndiqen nga një forcë ogurzezë. Një seri ngjarjesh misterioze ndërthurin jetët e tyre, me atë të mjekut të familjes...
Si çdo oficer i CIA, Evelyn Salt është betuar ti shërbejë vendit me besnikëri. Por një detektor e akuzon atë se është një spiune Ruse dhe besnikëria e saj vihet në dyshim. Salt arratiset dhe përpiqet të provojë pafajësinë e saj, por dyshimi përsëri mbetet: “Kush është Salt?”
Një avokat i zoti merr në mbrojtje një djalosh që akuzohet për vrasjen makabre të një prifti. A do arrijë ai ta zbulojë të vërtetën apo egoja do ia errësojë gjykimin?
Kur i biri i një gjykatësi të suksesshëm vritet nga dy oficerë policie që lihen të lirë, gjykatësi bashkohet me një baba tjetër për të bërë ligjin me duart e tyre.
Një vrasje brenda një galerie dhe disa të dhëna në pikturat e Da Vinçit, çojnë në zbulimin e një misteri fetar të mbrojtur nga një shoqëri sekrete për dy mijë vjet, sekret i cili mund të shkundë themelet e krishterimit...
Një nënë e dy vajzave që trashëgon një shtëpi përballet me vrasës në natën e parë në shtëpinë e tyre të re dhe lufton për jetën e vajzave të saj. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë kur vajzat bashkohen në shtëpi, gjërat bëhen vërtet të çuditshme.
Ngjarjet zhvillohen në Bangkok, Tajlandë. Pas një ndjekjeje nga policia deri në një përplasje të papritur, dy grabitës bankash amerikanë dhe tre pengjet e tyre vendas, strehohen në një vilë të mistershme në pyll. Ndërkohë që kriminelët bëhen gati për lëvizjen e tyre të radhës dhe pengjet mundohen të arratisen, fillojnë të kuptojnë se asnjëri prej tyre s'është i sigurt nga e liga që ekziston në atë shtëpi.
Janë Krishtlindjet dhe familja Milgram zgjohet duke parë se shtëpia e tyre është rrethuar nga një substancë e zezë e çuditshme. Diçka e madhe po ndodh jashtë shtëpisë së tyre por nuk dihet se çfarë. Aksident industrial, sulm terrorist, luftë bërthamore? Gjatë debateve të tmerrshme ata ndezin televizorin, të dëshpëruar për informacion. Në ekran shfaqet një mesazh ogurzi: "Rrini brenda dhe prisni udhëzime të mëtejshme". Teksa televizori shfaq mesazhe akoma më të liga, paranoja e tyre kthehet në një makabër.
Historia ndjek Xho-nw, një shofer kamioni i rrënuar që është mbërthyer nga kujtesa e gruas dhe fëmijës së tij të vdekur. Ai takon Xhulin, një grua me prirje shpirtërore, e cila bashkohet me Xho-në në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur shpirtin e humbur të vajzës së saj në koma, Billit.Por shpirti i bashkëshortes së vdekur të Xho-së,Meri,pushton trupin e vajzës së re dhe është e të vendosur për të zgjidhur çështjen e saj të papërfunduar me të gjallët.
Historia e filmit është ambientuar pas një apokalipsi misterioz që shkakton një valë shkatërrimtare dhe dhune. Një burrë duhet të përballet me një udhëtim përmes një kombi në kaos për të shpëtuar gruan e tij shtatzënë. Me të është edhe babai i gruas, me të cilin ai nuk ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.