Nancy dhe shoqet e saj nisen të zgjidhin misterin shtëpisë së pushtuar nga fantazmat në rezidencën Twin Elms. A do të mundet ajo t'i japë shpjegim dritave që pluskojnë, zhurmave dhe te qarave të çuditshme?
KUJDES! FILMI NDALOHET PËR SHIKUES NËN 18 VJEÇ!
PËRMBAN DISA SKENA TË FORTA NUDITETI DHE EROTIZMI!
Një burrë në kërkim të dashurisë së humbur. Një grua e humbur në dëshirën për hakmarrje. Një vend i paralizuar nga nxehtësia. Dhe një ditar 20 vjeçar që ringjall kujtime duke të çuar në vetëshkatërrim.
Një histori nga e shkuara nuk është mbyllur asnjëherë. Një burrë kthehet sërish në Guinzhu dhe zbulon gjurmët e një femre misterioze. Ai nis të kujtojë verën që kanë kaluar bashkë 20 vite më parë.
Një ekzorcizëm tronditës del jashtë kontrollit duke i marrë jetën një vajze të re.
Disa muaj më vonë, asistentja e re e morgut Megan Rid merr në dorëzim një kufomë të shpërfytyruar. E mbyllur në korridoret e bodrumit, Megan së shpejti fillon të besoj se trupi i kufomës
është i pushtuar nga një forcë djallëzore.
'Treni i mishit të mesnatës': Një fotograf duke ndjekur persona të pa rëndësishëm për foto arti, pa dashur ai bie në rrugën e vrasësit të quajtur 'kasapi', i cili vret udhëtarët e natës në metro, duke i therur ata në mënyrat më të tmerrshme.
Me dëshirën për të shkruar kryeveprën e tij, një shkrimtar në prag vdekjeje, bën një udhëtim në Londër, ku shpreson të gjej frymëzimin. Ai zbulon që është e vështirë të jesh autori i shkëputur nga ngjarjet, kur muza jote është një krijesë tërheqëse, që bën gjithçka për të kontrolluar historinë e saj dhe jeta e personazheve të tu po shkon drejt shkatërrimit.
Kapiteni i një varke peshkimi përballet me të kaluarën e tij misterioze dhe e gjen veten të futur në kurth në një realitet ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Policia e Hong Kongut është vënë në kërkim të një bande falsifikimesh, e drejtuar nga një mëndje djallëzore me nofkën " Piktori". Me qëllimin për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë, policia rekruton ish anëtarin e bandës Li Man.
Në botën e artit ndonjëherë çdo gjë duket e çuditshme dhe e pabesueshme, por kur një pronare galerie dhe punonjësja e saj zbulojnë dhe ekspozojnë pikturat e një artisti të panjohur më parë, gjërat kalojnë në paranormale. Një forcë e mbinatyrshme kthehet kundër të gjithë atyre që kanë përfituar nga ky art për t'u hakmarrë.
Për të fituar para, dy vajza marrin pjesë në një lojë perverse... por pasi gjërat komplikohen ato kuptojnë që paraja është gjëja e fundit që duhet të mendojnë.
Një hetues vrasjesh, shtyhet përtej kufijve të tij morale dhe fizike ndërsa ai ndjek një vrasës me pagesë i cili është i specializuar në tortura dhe gjymtime.
Gazetari i turpëruar i Nju Jork Times takohet me vrasësin i cili ka vjedhur identitetin e tij. Kjo do të çojë në një seri përpjekjesh për të zbuluar të vërtetën, ndërkohë që Majk e shikon këtë si një mundësi të dytë për karrierën e tij.
Sinkronizimi i titrav me video u rregullua! Një akademi e njohur kërcimi përfshin në vorbulla errësire balerina të reja dhe të talentuara, si dhe një psikoterapist të pikëlluar. Disa do t'i dorëzohen këtij makthi. Të tjerë më në fund do të zgjohen.
Në botën e spiunazhit, ku informacioni është pushtet, agjentët bëjnë gjithçka që ta sigurojnë atë. Tes, një ish-agjente e CIA-së, përpiqet të shpëtoj jetën e bashkëshortit nga i njëjti mission që e dëmtoi atë në të shkuarën. Por kur bëhen lojëra me mendjen është e vështirë të dallohet realiteti.
Kur familja e tij vdes në një aksident, Uilliami, një shkencëtar i zoti, kërkon me çdo kusht të përdorë aftësitë e tij për të kthyer sërish gruan dhe fëmijët e tij në jetë... duke i klonuar.
Projekti më i fundit i drejtorit të teatrit merr një kuptim të veçantë kur aktorja adoleshente Madaline e merr seriozisht performancën e saj. Linjat midis aktrimit dhe realitetit fillojnë të turbullojnë botën e saj të brendshme.
Marshuesja Lili humbet rrugën në malet Apalaçian dhe has një kasolle ku jeton një çift simpatik, që përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të mbrojë një sekret të madh thellë në male.
I dënuar në mënyrë të gabuar për vrasje, Henri Charriere formon një marrëdhënie të fortë me shokun e burgut dhe falsifikuesin e dënuar Luis Dega, në një përpjekje për të shpëtuar nga një koloni penale famëkeqe në Ishullin e Djallit.
Një zbluim i rastësishëm afër shtëpisë së një doktori sjell kujtime të dhimbshme tetë vjet pas vrasjes së gruas, dhe tani ngjarjet do të marrin një kthesë të papritur. E di doktori se çfarë po zbulon?
Detektivi Damien Serif heton mbi një seri vrasjesh që cilat lidhen me një kult që po përpiqet të ringjalli katër mbretërit demonë të Ferrit. E shkuara e Damienit e përballë atë me ngjarje të dhunshme të cilat i zgjojnë forcat që e kthejnë në "Demonologun" e ri.