Një aktore e re shpërngulet nga Kanadaja në Hollivud me dëshirën për t’u bërë një aktore e famshme. Ajo takon një grua, e cila për shkak të një aksidenti me makinë vuan nga amnezia dhe të dyja bashkë nisin të kërkojnë kujtimet e humbura, përmes rrugëve të Los Anxhelesit duke u ndeshur me çudira dhe të papritura të ndryshme dhe të pabesueshme.
Familja e doktor Luisit transferohet nga Bostoni në një vend rural. Shumë shpejt ata zbulojnë një varrezë të mistershme të fshehur thellë në pyllin pranë shtëpisë së tyre të re.
Merikat, Konstanca dhe xhaxhai i tyre Xhulian jetonin në izolim pasi kishin përjetuar një tragjedi familjare gjashtë vjet më parë. Kur kushëriri Çarles kthehet për të vjedhur pasurinë e tyre, ai rrezikon të zbulojë një sekret të cilin ata kanë shumë vite që e ruajnë.
Një grup adoleshentësh pa dashje thërrasin një prani paranormale gjatë udhëtimit të tyre në fundjavë në shkretëtirën Joshua Tree. Ky përbindësh imiton pamjet e tyre për t'u fshehur dhe kërkon t'i ndajë në grupe pesëshe për të përfunduar një ritual vdekjeprurës.
Një ekzekutiv marketingu, rrëmbehet dhe mbahet peng për 20 vjet në vetmi totale. Kur papritur lihet i lirë, ai fillon një mision për të zbuluar me çdo kusht kush organizoi dënimin e tij të tmerrshëm, por e gjen veten në mes të një rrjete komplotesh dhe sprovash të jashtëzakonshme...
Një burrë misterioz lidhet me një djalosh prej tregimeve të vjetra të Perëndimit. E kaluara dhe e tashmja përplasen kur shfaqet një avokat i cili kërkon arin e humbur shumë kohë më parë.
Kur ylli i muzikës Sharlota kërkon Elizabetën, muzikanten më të mirë të shkollës së saj të vjetër, përplasja i dërgon të dyja muzikantet në një rrugë të keqe me pasoja të mëdha.
Një hetues privat kthehet në vendlindjen e tij për të zgjidhur një mister në një spital privat. Aty, ai përballet me fantazmat e të shkuarës dhe zbulon të fshehta që ndryshojnë të ardhmen e tij dhe të shumë banorëve të qytetit.
Një vajzë e re futet në një një program televiz që të ndihmoj familjen, por ndeshet me probleme kur një grup i çuditshëm fillon ta përndjek. Ajo përpiqet të luftoj që të ruaj jetën, teksa zbulon më shumë për të shkuarën e saj të errët.
Monte dhe vajza e tij janë të mbijetuarit e fundit të një misioni të rrezikshëm jashtë Sistemit Diellor. Tani ata duhet të mbështeten te njëri-tjetri për të mbijetuar, ndërsa nisen drejt një vrime të zezë.
Një sipërmarrëse e re dhe e zonja e gjen veten të mbyllur në një dhomë hoteli me kufomën e të dashurit të saj brenda. Punëson një avokat të famshëm për ta mbrojtur dhe punojnë bashkë për të zbuluar se ç'ka ndodhur vërtet.
Profesori Xhejms Murei fillon të mbledhë fjalët e para për botimin e parë të Fjalorit Anglisht të Oksfordit në mesin e shekullit të 19-të dhe merr mbi 10.000 fjalë nga një pacient në spitali psikiatrik, doktor Uilliam Majnor.
Studentja Tri përballet sërish me vdekjen e saj ditë pas dite derisa të gjejë vrasësin me maskë. Por këtë radhë gjërat ndërlikohen pasi ajo zhvendoset në një tjetër dimension, ku i duhet të bëjë zgjedhje të vështira.
Sethi merr një letër misterioze e cila e fton të kaloj fundjavën në një vilë gjigante. Shumë shpejt ai kupton se dy njerëzit që jetojnë aty mund ta njohin më mirë seç njeh ai vetveten.
Humbja e një djaloshi në një qytezë të qetë pyjore vendos në lëvizje një sanitar që pastron mbeturinat i cili vendoset në rolin e detektivit për të zgjidhur një hetim plot mister dhe rrezik.
Nancy dhe shoqet e saj nisen të zgjidhin misterin shtëpisë së pushtuar nga fantazmat në rezidencën Twin Elms. A do të mundet ajo t'i japë shpjegim dritave që pluskojnë, zhurmave dhe te qarave të çuditshme?