Një çift udhëton në Suedi për të vizituar festivalin e qytetit të lindjes të shokut të tyre në mes të verës. Në fillim duket interesante, por shumë shpejt një konkurs i dhunshëm dhe i çuditshëm në duart e një kulti pagan ndryshon çdo gjë.
Gjithçka bazohet te një njeri, kujtesa e të cilit humbet gjatë një grabitje banke që shkon keq. Karakteri do të duhet të bashkojë së bashku 10 minutat e humbura nga kujtesa e tij në mënyrë që të përcaktojë se kush i ngriti kurth.
Një sulmues vetëvrasës humb kujtesën dhe ka një bombë të lidhur me zemrën e tij. Është në dorën e policisë të ndalojë këtë bombë të marrë jetë të pafajshme.
Të vendosur për të mos e lejuar Anabelën të shkaktojë trazira të tjera, hetuesit paranormalë Ed dhe Loren Uoren e mbyllin kukullën brenda dhomës së objekteve në shtëpinë e tyre. Por, kur kukulla zgjon shpirtrat e këqij të dhomës, ajo shpejt shndërrohet një natë terrori për vajzën 10-vjeçare të çiftit dhe miqtë e saj.
Një grua që jeton në shtëpinë e vjetër të mbuluar nga errësira me dy fëmijët e saj alergjikë ndaj dritës, është e bindur që shtëpia e saj është e pushtuar nga shpirtrat.
Zhdukja e papritur e 16-vjeçarit, Deni Arnault, e çon detektivin e alkoolizuar, Fransua Viskonti, në një hetim të mbushur me sekrete, ku asgjë nuk është ashtu si duket. Teksa përballet me problemet e tij familjare, ai zbulon që edhe familjet më të lumtura mund të kenë të fshehta të tmerrshme.
Kur disa trupa të mumifikuar zbulohen në një ndërtesë të Kopenhagenit, dy detektivë duhet të zbulojnë një mister që duket të jetë pjesë e një konspiracie të madhe.
Historia e një burri që shantazhohet nga dashnorja e tij, e vrarë në mënyrë misterioze, shpalos përpjekjet e guximshme të vrasësit për të fshehur gjurmët.
Një detektiv heton të vërtetën pas vdekjes së kolegut të tij. Kjo çështje e mistershme nxjerr në pah korrupsionin e policisë si dhe një mister të rrezikshëm që përfshin një vajzë të re…
Tetë vjet pas zhdukjes së Kasandrës, disa incidente shqetësuese tregojnë se ajo është ende gjallë. Policia, prindërit dhe vetë Kasandra, do të përpiqet të zgjidh misterin e zhdukjes së saj.
Me një punë të ndershme dhe bashkëshorte të dashur, Nik Brener besonte se kishte shpëtuar nga e shkuara e tij kriminale. Por grupi i tij i vjetër nuk e kishte harruar atë dhe paratë që kishte vjedhur kështu që i marrin njeriun e tij më të dashur, bashkëshorten. Nik nuk ka asgjë për të humbur dhe shkon drejt rrugës së hakmarrjes.
20 vjet pas zhdukjes së tre adoleshentëve nga dritat misterioze që u shfaqën mbi Feniks, Arizona, publikohen pamje të reja të orëve të fundit të ekspeditës së tyre fatale.
Një punonjës kampi veror që vuan nga humbja e kujtesës papritmas e gjen veten të rrethuar nga trupa të vrarë dhe i kërkon ndihmë shoqes së tij që ka interes për filmat e frikshme.
Në Los Anxhelesin e viteve 1970, fantazma legjendare e Gruas që vajton përndjek fëmijët gjatë natës. Pasi injoron paralajmërimin e një nëne të shqetësuar, një punonjëse e shërbimeve sociale dhe fëmijët e saj përballen me një botë të frikshme mbinatyrore. Shpresa e tyre e vetme për të mbijetuar është një prift i pensionuar i cili praktikon yshtje për ta mbajtur të keqen larg.