Kris Tajlor, një rekrut i ri në Vietnam, e gjen veten mes një beteje pikëpamjesh midis të mirës edhe të keqes. Një përshkrim i ftohtë i brutalitetit të luftës dhe dualitetit të natyrës njerëzore gjatë konflikteve.
"Tribut për tim atë" : Në kohën e Luftës Koreane, betimi i një të riu për t'u kujdesur për familjen e tij shënoi fillimin e një premtimi të përjetshëm që përfshin 60 vjet.
Në Kinën e lashtë, një djalosh i ri ëndërronte të bëhej Gjeneral i Madh i mbreterisë së Kinës. Lufta mes vëllezërve do përgjakë fushëbetejën. Fundi sjell ndryshimin e historisë së Kinës.
U rregullua problemi me titra! Në tetorin e vitit 1941, ushtria ruse dërgoi 3,500 nxënës nga akademia ushtarake për të mbrojtur kufirin në fshatin e Ilinskit nga forcat Gjermane që po avanconin për në Moskë.
Një reportere ambicioze e vendosur në Lindjen e Mesme, kapet rob pasi autokolonës së saj i bëhet pritë. Ajo përballet me traumën e së kaluarës së saj dhe duhet të gjejë një mënyrë për të rrëzuar militantët që e rrëmbyen.
Ndërsa forcat Aleate kalojnë nëpër Gjermani, Lore drejton vëllezërit e motrat e saj në një udhëtim që i ekspozon ata ndaj së vërtetës së besimeve të prindërve të tyre. Një takim me një refugjat misterioz e detyron Loren të mbështetet te një person që ajo gjithmonë është mësuar ta urrejë.
Aida është një përkthyese për Kombet e Bashkuara në qytetin e vogël të Srebrenicës, në Bosnje. Kur ushtria serbe pushton qytetin dhe merr kontrollin, ajo kërkon të shpëtojë familjen e saj në kaosin e një lufte të dhimbshme.
Një natë e ftohtë dimri në Afganistan, Rana Rae, një ushtar Gurkha është në detyrë për të ruajtur një njësi ushtarake britanike, kur kapiteni Noah Brandt arrin duke kërkuar strehim nga një grup i armatosur Talibanësh. Të dy duhet të luftojnë për jetën e tyre kur një skuadër tradhtare, e udhëhequr nga rreshteri Bartlett, përpiqet t'i vrasë ata për të marrë çipet e udhëzimit të raketave që Noa ka. Por Bartletti dhe njerëzit e tij nënvlerësuan Ranën, stërvitja e egër e së cilit e bëri atë një forcë për t’u marrë parasysh. Rana dhe Noa, të armatosur me vetëm 400 plumba dhe armën vdekjeprurëse të Gurkhas duhet të luftojnë me armiqtë e shumtë në një përballje finale.
Kur një ushtar i ri në Vietnam ndahet nga e dashura e tij, bashkë me mikun e tij të ngushtë vendosin të largohen nga ushtria dhe të kthehen në vendlindje për ta rifituar atë.
Pasi humbi nënën dhe shtëpinë e tij, Artur gjen një ngushëllim duke iu bashkuar me ushtrisë. Sidoqoftë, lufta nuk është aspak ashtu si ai e imagjinonte.
Pasi e gjen një pushkë të vjetër, një djalë i ri i bashkohet ushtrisë Sovjetike dhe përjeton tmerret e luftës së Dytë Botërore kundër forcave të pamëshirshme Gjermane.
Më 1944 një grup i guximshëm me ushtarë rus arritën të shpëtojnë nga robëria e gjermanëve me një tank gjysmë të shkatërruar T-34, ikonë e rusëve. Ajo ishte koha e betejave legjendare, dashurisë së pathyeshme dhe mrekullive të mëdha.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, tre aviatorë të Marinës Amerikane përplasin bombarduesin e tyre në Paqësorin Jugor dhe përpiqen të mbijetojnë në një gomone të vogël.
Rusi, 1917, Lufta e Parë Botërore. Kjo është historia e Batalionit të Parë të Vdekjes Ruse të Grave, i formuar si pjesë e një dredhie propagandistike të keq-ideuar nga Qeveria e Përkohshme Ruse në fund të majit të 1917-ës.
Historia e katër ushtarëve amerikanë, të cilët, pasi janë dëshmitarë të një vrasje të egër të një civili të pafajshëm nga duart e Rreshterit të tyre, dërgohen në një mison vetëvrasës të udhëhequr nga një partizan i zonës.