LAJME

Top Gun: Maverick, rikthen Tom Cruise ne qiej.

Tom Cruise pritet të rikthehet në qiej me “Top Gun: Maverick”, vazhdimi i shumëpritur i origjinalit të vitit 1986. Në film do të jetë edhe Jon Hamm, i cili dha edhe disa detaje.

“Filmi po xhirohet edhe në 6K. Ka një qartësi dhe një saktësi të jashtëzakonshme. Skenat e avionit janë tronditëse. Në pjesën më të madhe janë realizuar me efekte praktike. Nuk ka shumë grafika kompjuterike. Ata djem janë vërtet mbi avionë dhe pjesë e gravitetit”.

“Do të jetë shumë interesante për t’u parë nga fansat që e kanë adhuruar të parin. E çon historinë në një tjetër drejtim, tërësisht të ri, por besoj se do të jetë i bukur edhe për fansat e rinj. Kam parë disa skena, të lënë pa mendje”.

Kapitulli i ri i “Top Gun”, me regji të Joseph Kosisnki, tregon për personazhin e Tom Cruise, tashme instruktor fluturimi i Bradley Bradshaw (Miles Teller), i biri i partnerit të vjetër të Maverick. Në kastin e aktorëve janë edhe Val Kilmer, Glen Powell, Ed Harris e Jennifer Connelly.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar