LAJME

“Terminator: Dark Fate” ndalohet për të miturit

Pas trailerit fantastik të “Terminator: Dark Fate” arrin dhe konfirmimi se filmi i ri i sagës do të jetë i ndaluar për të miturit.

Ishte vetë James Cameron që e bëri të ditur, i cili u rikthye si producent për të vijuar historinë pas dy kapitujve të parë.

Cameron konfirmoi rankimin R gjatë një interviste për “Fleck and the City”, që tani është hequr nga faqja, por falë “TheTerminatorFans.com” mund të lexohen fjalët e tij: “Toni i filmit do të jetë një vazhdim i T1 e T2, po ashtu edhe narracioni.

Do të ketë rankimin R; i errët, i ashpër, intensiv dhe linear. E gjithë historia zhvillohet në 36 orë, nuk do jetë madhështore apo komplekse.

Do të jetë shumë e përqendruar te personazhet dhe mbi të gjitha do të jetë një garë vërtet ekzaltuese”.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar