LAJME

Spider-Man: Far from Home premierë në Kinë.

“Spider-Man: Far from Home” pritet të dalë në kinematë kineze më 28 qershor, para debutimit amerikan, që është parashikuar për më 2 korrik. Edhe për “Avengers: Endgame” ndodhi e njëjta gjë.
Po në të njëjtën datë do të dalë dhe në Japoni. Ndërsa në pjesën tjetër të botës do të dalë një ditë më pas.

Kina përfaqëson prej kohësh një terren të madh shikueshmërie për “cinecomic” e MCU-së dhe “Spider-Man: Far from Home” arrin pas suksesit të arkëtimeve, 629 milionë dollarë, të “Endgame”.

Në vitin 2017, “Spiderman: Homecoming” u shfaq në Kinë dy muaj pas pjesës tjetër të botës dhe arkëtoi rreth 116 milionë dollarë. Ideja për të përshpejtuar datën vjen prej nevojës për sfiduar konkurrencën e “The Eight Hundred”, ribërje e pritshme e filmit vendas me luftë, si dhe të hollivudianit “Pets 2”.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar