Në gusht të këtij viti pritet të dalë në kinematë botërore i pari spinoff i “Fast & Furious”.“Hobbs & Shaw” i dedikohet personazheve të interpretuar nga The Rock dhe Jason Statham. Përkrah tyre do të jetë edhe Idris Elba, i cili do të interpretojë armikun e përbashkët të protagonistëve.
Tashmë mësohet se një tjetër yll i është bashkuar universit “The Fast and the Furious”. Ai është Ryan Reynolds, i cili në “Hobbs & Shaw” do të luajë një agjent të CIA-s që rekrutohet nga Hobbs për të mposhtur superushtarin e interpretuar nga Elba.