LAJME

Rikthehet Romani Hunger Games më 19 maj 2020.

10 vjet pas përfundimit të sagës “Hunger Games”, Suzanne Collins do të sjellë një “prequel”, një libër që u paraprin ngjarjeve të origjinalit, i ambientuar 64 vjet më parë. Romani parashikohet që të dalë më 19 maj 2020 dhe do të shtjellojë kryesisht fazat e rebelimit të dështuar në Panem. Suzanne Collins shpjegoi: “Me këtë libër doja të eksploroja gjendjen e natyrës, kush jemi dhe çfarë besojmë që kërkohet për mbijetesën tonë. Periudha e rindërtimit 10 vjet pas luftës, kur kombi i Panem lufton për t’u rimëkëmbur, ofron terren të mirë për personazhet që mund të kapen pas këtyre pyetjeve dhe për përkufizojnë vizionin e tyre për njerëzimin”.

Sipas medies, pas daljes së librit, shtohen mundësitë që të vijë dhe një adaptim kinematografik.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar