LAJME

Peaky Blinders dhe Game of Thrones, frymëzim për emrat e rinj

Së fundmi Drama televizive Peaky Blinders ka frymëzuar disa prej emrave më popullorë të fëmijëve në Angli dhe Wales. Zyra kombëtare e statistikave, njoftoi se Artur ka hyrë për herë të parë që prej viteve 1920, në 10 emrat më të parapëlqyer për djemtë dhe ADA shfaqet në një shekull në listën e 100 emrave më të dashur për vajza. Arturi dhe Ada janë anëtarët kryesorë të familjes Shelby në serialin fitues të çmimeve “Bafta”. Majën e klasifikimeve vazhdojnë ta mbajnë emrat Oliver dhe Olivia, ato rezultojnë më popullorët edhe në Skoci. Ndërsa në iRlandën e Veriut, emrat rezultojnë më shumë Xhejms dhe Greis. Një tjetër emër që e ka dyfishuar preferencën në vitin 2018, ishte Megan. Sepse rishfaqja e tij si preferencë për vajzat, rastisi me dasmën madhështore të princit Harry me ish aktoren amerikane Meghan Markle. Por preferencat nuk janë gjithmonë ato tradicionalet dhe kjo gjë ndodhi edhe nga influenca e serialit televiziv Game of Thrones, ku 56 vajzave vitin e kaluar iu vu emri “Khaleesi”, kjo është një fjalë e sajuar në vend të asaj “mbretëreshë” dhe që u përdor nga personazhi Daenerys Targaryen.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar