Lajme nga bota e filmave

Të dhënat e analistëve të “BoxOfficePro” tregojnë se “Once upon a time in Hollywood” pritet të bëhet filmi me fundjavën debutuese më të mirë në karrierën e Quentin Tarantino. Aktualisht, flitet për një debutim prej 40-60 milionë dollarë në SHBA, shifër që do ta hedhë filmin me Leonardo Di Caprio e Brad Pitt në rrugën […]


“Spider-Man: Far from Home” pritet të dalë në kinematë kineze më 28 qershor, para debutimit amerikan, që është parashikuar për më 2 korrik. Edhe për “Avengers: Endgame” ndodhi e njëjta gjë. Po në të njëjtën datë do të dalë dhe në Japoni. Ndërsa në pjesën tjetër të botës do të dalë një ditë më pas. […]


Me sa duket, testi në ekran rreth Batman ishte i favorshëm për Robert Pattinson, duke marrë parasysh që “Deadline” bëri të ditur se “Warner Bros.” dha aprovimin që aktori të jetë Bruce Wayne i ri, në filmin e shumëpritur të Matt Reeves. Pattinson ishte zgjedhja e parë absolute e regjisorit, si favorit për të veshur […]


Wolverine i ardhshëm mund të jetë edhe…

Postuar më: 1 Qershor 2019

Me daljen e “X-Men: Dark Phoenix” dhe blerjen e “20th Century Fox” nga “Disney” do të mbyllet përfundimisht saga e mutantëve siç njihet deri tani. Hugh Jackman i ka dhënë lamtumirën prej kohësh rolit të wolverine dhe faza e re mund të propozojë një version të ri të personazhit më ikonë të këtyre filmave. Që […]


Mes yjeve më të ndritshme në botën hollivudiane, Keanu Reeves është ndër ata që shkëlqen më shumë dhe një ndër më të vlerësuarit. Në karrierën e tij është munduar të shkojë në të gjitha drejtimet, nga drama te aksioni, duke gjetur veten e tij te zhanri i fundit. Janë të shumtë filmat ku ka marrë […]


“Legendary Pictures” ka vendosur në fund të “Godzilla: King of the Monsters” një skenë post-credit, që paralajmëron kapitullin e radhës, përballjen e pritshme Godzilla vs Kong, në mars 2020. Në këtë mënyrë, fansat që do të shikojnë filmin nuk duhet të ngrihen menjëherë sapo dalin titrat e fundit, por të presin, sepse nuk mbaron aty. […]


JK Rowling, autorja e “Harry Potter”, njoftoi se do të publikojë katër libra të tjerë nga saga magjike që mori famë në të gjithë botën. Librat do të shiten vetëm në versionin “e-book”, në internet, nëpërmjet faqes së Rowling. “Harry Potter: A Journey Through” bazohet në leksionet e mësuara në Hogwarts. Sipas Rowling, tregimet e […]


Tom Cruise pritet të rikthehet në qiej me “Top Gun: Maverick”, vazhdimi i shumëpritur i origjinalit të vitit 1986. Në film do të jetë edhe Jon Hamm, i cili dha edhe disa detaje. “Filmi po xhirohet edhe në 6K. Ka një qartësi dhe një saktësi të jashtëzakonshme. Skenat e avionit janë tronditëse. Në pjesën më […]


“Chernobyl”, me aktorët Jared Harris, Emily Watson dhe Paul Ritter, është bërë me shpejtësi seriali televiziv me vlerësimin më të lartë në iMDb, duke mundur “Game of Thrones” dhe “Breaking Bad”. Seriali i Sky Original është një dramatizim i frikshëm i aksidentit bërthamor në uzinën bërthamore të Ukrainës në vitin 1986 dhe tregon historinë e […]


Sipas një llogaritjeje të bërë nga “Bloody Disgusting”, John Wick ka vrarë më shumë personazhe filmi se Michael Myers e Jason Voorhees të bërë bashkë. Në tre filma, vrasësi profesionist hakmarrës, interpretuar nga Keanu Reeves, ka vrarë 306 persona; 84 në të parin, 128 në të dytin dhe 94 në të tretin. Duke marrë parasysh […]


Venom është një ndër personazhet më të pëlqyer nga fansat e Spider-Man dhe universit Marvel. Një ndër karakteret negativë më karizmatikë të kinemasë dhe rivali historik i Peter Parker. Hera e parë e Venom në një film të Spider-Man ka qenë në kapitullin e tretë të sagës së Sam Raimi, por që nuk pati ndikimin […]


Gjatë një episodi të spektaklit “NBC Today”, Harrison Ford shënjoi territorin e Indiana Jones, duke deklaruar se asnjë tjetër nuk do ta interpretojë personazhin pas tij. Kapitulli i pestë i “Indiana Jones” u shty për në vitin 2021 dhe sipas një raporti të fundit, “Lucasfilm” ka angazhuar Dan Fogelman për të rishkruar gjithë skenarin e […]


Rambo 5, filmi i radhës i Stallones

Postuar më: 28 Maj 2019

Rambo 5 është filmi i radhës për një ndër personazhet më të pëlqyer nga publiku të interpretuar nga Sylvester Stallone. Saga vazhdon dhe aktori/skenaristi/regjisori deklaroi se personazhi ka ende ndjenja faji të mbartura nga e kaluara. “Rambo kthehet në shtëpi në fund të kapitullit të kaluar, 11 vjet më parë. Filmi nis me një stuhi […]


Tarantino shkel të drejtat e dikujt…

Postuar më: 28 Maj 2019

Quentin Tarantino përfundon në vorbullën e kritikave. Emmanuelle Seigner, bashkëshortja e Roman Polanski, e kritikoi regjisorin që nuk kërkoi mendimin e të shoqit gjatë realizimit të filmit. “Once upon a time in Hollywood” përzien trillimin dhe realitetin, duke treguar historinë e dy aktorëve (Di Caprio e Pitt) që ndërveprojnë në Los Anxhelosin e vitit 1969 […]


Game of Thrones nuk ka mbaruar!

Postuar më: 28 Maj 2019

Për fansat e GOT që ndihen keq për përfundimin e serialit ka një lajm të mirë. Sipas “Sun”, kanë nisur xhirimet e “Bloodmoon”, prequel-i i ambientuar 5 mijë vite para ngjarjeve të atij origjinal. Seriali i ri televiziv do të jetë i pari i disa spinoff-ëve dedikuar “Game of Thrones”, por nuk do të ketë […]


Fillon puna për Matrix-n e ri

Postuar më: 28 Maj 2019

Matrix feston 20 vitet e para me një lajm bombastik. Motrat Wachowski kanë nisur punën për një projekt të ri rreth këtij filmi me protagonist Keanu Reeves, duke zgjeruar atë univers që në vitin 1999 shënoi një etapë të rëndësishme të kinemasë. “Matrix” tërhoqi krejtësisht botën e kinemasë. Disa mund të citojnë efektet e veçanta. […]


Pas trailerit fantastik të “Terminator: Dark Fate” arrin dhe konfirmimi se filmi i ri i sagës do të jetë i ndaluar për të miturit. Ishte vetë James Cameron që e bëri të ditur, i cili u rikthye si producent për të vijuar historinë pas dy kapitujve të parë. Cameron konfirmoi rankimin R gjatë një interviste […]


Liam Neeson në Kingsman 3

Postuar më: 28 Maj 2019

Jo vetem Aaron Taylor-Johnson apo Stanley Tucci në kastin e aktorëvë të “Kingsman: The Great Game”. Sipas Deadline, një tjetër fytyrë e njohur iu shtua kastit të aktorëve të filmit të ri. Në kapitullin e radhës të “Kingsman” do të shohim edhe aktorin e famshëm Liam Neeson, roli i të cilit nuk bëhet ende i […]


Joe Russo, pas suksesit me “Avengers: Endgame”, duket i interesuar për realizimin e një filmi “Batman”. Ai bëri të ditur se prej kohesh është një fans i madh i kartonëve të animuar dhe duket i gatshëm për të lëvizur nga bota e Marvel në atë të DC, vetëm për të sjellë historinë e Bruce Wayne […]


Filmat me Superheronj më të ndjekurit

Postuar më: 27 Maj 2019

Filmat me superheronj kanë marrë hov vitet e fundit dhe kanë pasur shumë sukses. Përjashtim nuk bën as “Avengers: Endgame, i shndërruar në fenomen, dhe që po bën namin në kinema. Pasi arriti në mbi 2 miliardë arkëtime në box-office-in botëror, “Endgame” synon të kalojë në shifra “Avatar”, për t’u bërë filmi me suksesin më […]


Indiana Jones 5?

Postuar më: 27 Maj 2019

“Disney” pas blerjes së “Fox” ishte në gjendje të zgjeronte në masë të madhe ofertat e saj të filmit dhe sot njoftoi datën e premierës edhe të “Indiana Jones 5”. Ky projekt i shumëpritur, që shënon rikthimin e Harrison Ford në rolin e tij ikonë, do ta ketë premierën më 9 korrik të vitit 2021. […]


Keanu Reeves : Dua të bëhem Wolverine

Postuar më: 27 Maj 2019

Shprehet Keanu Reeves: “dua të bëhem Wolverine”. Keanu Reeves zbuloi se është i interesuar për të interpretuar Wolverine në një cinecomic. Protagonisti i “John Wick”, gjatë një interviste, shprehu preferencën e tij për sa i përket personazheve nga animimet. Një nga pyetjet ishte: “Nëse do të kishe mundësi për të zgjedhur një superhero apo personazh […]


“Tom and Jerry° do të rikthehet në ekranin e madh. Tim Story, regjisor i Fantastic Four të vitit 2005, do të realizojë filmin e ri rreth maces dhe miushit më të famshëm në histori. Tashmë ky projeld ka gjetur personazhin negativ, i cili do të luhet nga Michael Pefia. Filmi tregon Kayla (Chloe Moretz) një […]


Fansat të tërbuar për rrjedhën e ngjarjeve në “Game of Thrones” dhe tani fansat janë në peticion për riprodhimin e sezonit 8. Episodi 5 i sezonit 8 të “Game of Thrones” ndau fansat për opinionet e tyre si asnjëherë më parë, pasi panë zhvillimet në betejë. Shumë prej tyre nuk e pëlqyen evolucionin e Daenerys […]



FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar