LAJME

Në kërkim të Apokalipsit perfekt

Kryevepra e Francis Ford Coppola, metafora e jetës parë përmes luftës së egër në Vietnam, shfaqet në fund të gushtit në kinema, në një tjetër version. “Kur versioni i parë u pa nga distributorët, pavarësisht “Palmës së artë” në Cannes, iu duk tepër i gjatë dhe i çuditshëm dhe imponuan shkurtimin”, -tha Coppola.

40 vite pas filmit origjinal, Coppola sjell në kinema “Apocalypse Now – Final Cut”, versionin prej 183 minutash, kundrejt 153 të origjinalit dhe 202 të Redux, për të cilin Coppola mendon se është shumë. Apocalypse Now është një udhëtim i çuditshëm dhe surreal, shumë më shumë nga ç’mendoja kur nisa ta xhiroja. Ndërsa merrte formë dilte në pah dhe diçka absurde. Përfundimi dukej si i pamundur. Për montimin final më thanë të hiqja pjesët më të çuditshme dhe ashtu bëra. Fatmirësisht publikut i pëlqeu”, -tha Coppola.

“Për 40-vjetor doja gjatësinë perfekte, pak më shumë se origjinali, por më pak se versioni Redux. Lashë ato që më duken sekuencat më esenciale që e bëjnë filmin më të mirë. “Apocalypse Now – Final Cut” do të jetë surprizues”.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar