LAJME

Monika Beluçi, në “Vëllezërit Grim”

A nuk mendoni edhe ju se pamja e Monika Beluçit në filmin “Vëllezërit Grim” ishte e mahnitshme? E pra, gjithë kjo bukuri, kishte çmimin e vet. Veshja prej kadifeje, me qëndisma dhe me bisht të gjatë, ishte tepër e rëndë, por nuk ishte kjo pjesa më e keqe. Aktorja e kishte akoma më të vështirë me aksesorët: Kurorën e mrekullueshme dhe vathët. Stilistja Gabriela Peskuçi bëri çmos që ta bënte sa më të lehtë kurorën e shtrigës, por më kot. Monika arriti ta vinte atë vetëm për një kohë të shkurtër, duke ndërprerë herë pas here skenat, për të bërë pushim. Fatmirësisht, diçka arriti të bëhej me vathët, pasi stilistja i bëri me kapëse dhe kështu, nuk ishin edhe aq të rënda.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar