LAJME

Marvel ka njoftuar Fazën 4

• Marvel ka treguar planet e veta për Fazën 4 në universin e tyre të filmit dhe adhuruesit tashmë janë në ankth nga pritja. Janë 10 projekte, të cilat do t’i shohim në vazhdim. Presidenti i Marvel, Kevin Feige i shpjegoi në detaje planet për këtë fazë para publikut në Comic-Con dhe i njoftoi projektet në vijim (sipas radhës së shfaqjes): Black Widow (1 maj 2020), Falcon and the Winter Soldier (vjeshtë 2020), The Eternals (6 nëntor 2020), Shang-Chi and the Legent of the Ten Rings (12 shkurt 2021), WandaVision (pranverë 2021), Doctor Strange and the Multiverse of Madness (7 maj 2021), Loki (pranverë 2021), What If…? (verë 2021), Hawkeye (vjeshtë 2021) dhe Thor: Love and Thunder (5 nëntor 2021). Feige në fund i befasoi adhuruesit duke njoftuar se pas fazës së katërt ka shumë të ngjarë që do të xhirohet filmi i ri Fantastic Four dhe ndoshta edhe X-Men, por gjithsesi mbërrin edhe Blade i ri, të cilin këtë herë e luan Mahershala Ali.

• Faza e ardhshme i sjell edhe disa vazhdime, siç janë Doctor Strange and the Multiverse of Madness, regjinë e të cilit do ta bëjë Scott Derrickson dhe është përshkruar si filmi i parë terror në MCU. Do të mbërrijë edhe Thor: Love and Thunder, filmi i katërt për perëndinë e vetëtimës. Regjinë e tij do e bëjë Taika Waititi, regjisori i vazhdimit të kaluar. Në filmin më të fundit na pret edhe befasia: Natalie Portman kthehet në filmin Thor, por këtë herë ajo e merr çekanin e Thorit dhe bëhet si Thori!

• Ndër projektet filmike është edhe një pararendës – Black Widow. Scarlett Johansson ka luftuar gjatë për filmin e saj dhe ky film më në fund mbërrin. Rachel Weisz, Florence Pugh dhe David Harbour do të duhet të luajnë së bashku me të.

• Dy projektet e tjera filmike përfshijnë heronjtë e rinj: The Eternals dhe Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings. The Eternals e sjell historinë e cila bën fjalë për qeniet e njohura si Eternals, të cilët i përdorin aftësitë e tyre të avancuara për t’i mbrojtur njerëzit në të ardhmen. Feige konfirmoi se në film do të luajnë Richard Madden, Kumail Nanjiani, Brian Tyree Henry, Salma Hayek dhe Angelina Jolie.

• Shang-Chi do të fokusohet në personazhin e titullit, i cili jetën e vet ia kushton rrënimit të perandorisë kriminele të babait të tij të ligë. Feige konfirmoi se keqbërësi Mandarin, të cilin e prisnim në Iron Man 3, do të shfaqet në filmin Shang-Chi. Regjisori Destin Daniel Cretton është përgjegjës për këtë projekt, ndërsa në rolin kryesor do të shfaqet Simu Liu.

• Në sferën televizive të projekteve Marvel, tani për tani janë paralajmëruar pesë projekte: Falcon and the Winter Soldier, WandaVision, Loki, Hawkeye dhe What If…?. Feige dhe ekipi i tij i shpjeguan më në detaje projektet, përfshirë Lokin, të cilin në seri do ta ndjekim pas arratisjes së tij me Teseract në vitin 2012, ngjarje kjo që u mundësua falë filmit Avengers: Endgame.

• Ndryshe nga projektet e mëparshme, ku projektet televizive dhe filmike ishin të ndara, si duket në fazën e re planifikohet të lidhen ngjarjes pak më shumë. The Falcon and the Winter Soldier do të vazhdojë pas ngjarjeve të filmit Avengers: Endgame, Hawkeye do ta hetojë kohën në të cilin personazhi u bë Ronin, ndërsa ngjarjet në serinë WandaVision do të çojnë drejt filmit Doctor Strange 2.

• Përveç të gjitha këtyre, është njoftuar edhe seria What If…?, seria e animuar sjell tregime alternative nga bota e njohur e Marvelit, ndërsa aktorë të shumtë nga bota e filmit Marvel do t’i përsërisin rolet e tyre në seri.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar