LAJME

Keanu Reeves mbret i aksionit në moshën 50 vjecare.

Mes yjeve më të ndritshme në botën hollivudiane, Keanu Reeves është ndër ata që shkëlqen më shumë dhe një ndër më të vlerësuarit. Në karrierën e tij është munduar të shkojë në të gjitha drejtimet, nga drama te aksioni, duke gjetur veten e tij te zhanri i fundit.

Janë të shumtë filmat ku ka marrë pjesë; “Matrix”, “Point Break”, deri te “Speed” dhe padyshim “John Wick”, duke u afruar më shumë me aksionin sidomos pas të tridhjetave dhe rreth të pesëdhjetave.

Të shtëna, ndjekje trup më trup, që ndërthurin stile të ndryshme luftimi; në “John Wick” ka gjithçka, xhiruar dhe ndërtuar në mënyrën e duhur dhe interpretuar mrekullisht nga Reeves, me lëvizje e përleshje që e shndërrojnë protagonistin thuajse në një figurë mitologjike të vdekjes.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar