LAJME

Indiana Jones 5?

“Disney” pas blerjes së “Fox” ishte në gjendje të zgjeronte në masë të madhe ofertat e saj të filmit dhe sot njoftoi datën e premierës edhe të “Indiana Jones 5”.

Ky projekt i shumëpritur, që shënon rikthimin e Harrison Ford në rolin e tij ikonë, do ta ketë premierën më 9 korrik të vitit 2021.

Regjisori do të jetë sërish Steven Spielberg, që ka zhvilluar edhe episodet e mëparshme. Filmi i fundit “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”, përkon me vitin 2008, ndonëse nuk arriti të njëjtin sukses madhështor të kapitujve të mëparshëm, arriti të grumbullonte 786 milionë dollarë, ndërkohë që ishin shpenzuar vetëm 185 milionë dollarë.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar