“Game of Thrones”, seriali i ri mund të titullohet… – Filma24.cc | Filma me Titra Shqip HD

“Game of Thrones”, seriali i ri mund të titullohet…

Spinoff-i prequel i “Game of Thrones” ende nuk e ka një titull zyrtar dhe është pikërisht autori i librave George R. R. Martin që jep më shumë informacione në këtë drejtim.

Gjatë një interviste, Martin foli për praninë e familjes Stark, si dhe për qindra mbretëri. Por, detaji më i rëndësishëm ishte titulli i serialit, që sipas tij mund të jetë “The Long Night”.
Në fakt, “The Long Night” nuk është përfolur deri tani, edhe për faktin e të njëjtit titull me episodin 3 të sezonit 8 të “GOT”.

Por, pavarësisht fjalëve të autorit, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht për këtë titull. Sipas Martin, nuk është një opsion dhe aq i keq.