LAJME

Fansat të tërbuar për rrjedhën e ngjarjeve

Fansat të tërbuar për rrjedhën e ngjarjeve në “Game of Thrones” dhe tani fansat janë në peticion për riprodhimin e sezonit 8.

Episodi 5 i sezonit 8 të “Game of Thrones” ndau fansat për opinionet e tyre si asnjëherë më parë, pasi panë zhvillimet në betejë.

Shumë prej tyre nuk e pëlqyen evolucionin e Daenerys (që me sa duket stonon dhe për vetë aktoren Emilia Clarke) gjatë këtij episodi. Fansat e cilësuan çmendurinë e tepruar dhe ligësinë si një element që ka shkatërruar skenarin e serialit.

Tërbimi i fansave është edhe për evolucionin e Jaime, që pak episode më parë ishte protagonist me sjellje prekëse dhe heroike.

“Tani #GoT 8” ka ndarë fansat dhe disa të zemëruar po marrin çështjen në duart e tyre. Është një peticion i ri që kërkon shkrimtarë “kompetentë” që të vijnë për të riprodhuar sezonin 8. Deri më tani janë mbledhur mbi 40 mijë firma dhe numri vazhdon të rritet. Ju mund ta lexoni deklaratën e misionit më poshtë.

“David Benioff dhe D.B. Weiss kanë provuar veten të jenë shkrimtarë të paaftë, kur nuk kanë material burimor (p.sh. librat). Këto seri meritojnë një sezon final që ka kuptim. Bëje që të ndodhë, HBO! “


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar