LAJME

Black Widow “VEJUSHA E ZEZE”, historia e saj e Frikshme!

Më mirë të ishte quajtur Engjëlli i Vdekjes. Sepse shumë njerëz e konsiderojnë si sataniken më të rrezikshme që ka ekzistuar, akoma dhe nga Jack Ripper. Ann Mary Cotton e kishte emrin origjinal Mary Ann Robson dhe e njohur si “Vejusha e zeze” ishte një nga gratë më perverse të të gjitha kohërave ne Britani. Gjatë periudhës tetor 1832 deri në mars të 1873, ajo kishte vrarë 22 njerëz, midis tyre dhe nënën, fëmijët dhe burrat e saj. Mary Ann Cotton jetoi në fshatin West Auckland, në Durham të Anglisë ku dhe u arrestua në vitin 1873 në shtëpinë e saj. U ekzekutua po në të njëjtin vit në burgun e Durham në mars. Mary Ann jetoi një fëmijëri të mjerueshme varfërie. Humbi të atin në një aksident në moshën 9-vjeçare dhe në moshën 14-vjeçare nëna e saj martohet përsëri. “Vejusha e zeze” martohet në moshën 19 vjeçe me minatorin William Mowbray dhe bëjnë bashke 5 fëmijë. 4 nga fëmijët vdiqën papritmas, çifti bëri dhe tre fëmije të tjerë të saj, të cilët vdiqën me të njëjtën mënyre. Në vitin 1865, William Mowbray vdiq nga çrregullime të renda zorrësh. Me qellim paratë nga siguracionet, Mary Ann Cotton u martua 4 here, vrau: nënën, 3 bashkëshortë, nënën, 11 fëmijët e saj dhe 5 të adoptuar, 1 dashnor dhe 1 shoqen e saj. Me pas u vërtetua se të gjitha viktimat e saj vdiqën nga helmimi me arsenik.

Viktimat e Mary Ann Cotton:

1852-1856 Katër fëmijët e saj te pa pagëzuar që linden në Cornwall.

1860 vajza e saj 3 vjeçare, Margaret Jane Mowbray.

1865 Djali i saj Robert William Mowbray.

1865 Burri i saj William Mowbray 39 vjeç.

1865 Vajza e saj e dyte Margaret Jane Mowbray vdiq dhe kjo ne moshën 3-vjeçare.

1866 Burri i saj i dyte George Ward, vdiq në moshën 33 vjeçare.

1866 Djali i saj 10 vjeçar, John Robinson.

1867 Nena e saj Margaret Stott në moshën 54-vjeçare.

1867 Tre Fëmijët e saj të adoptuar.

1867 Vajza e saj 9-vjeçare Mary Isabella Mowbray.

1868 Vajza e saj 3 vjeçare Mary Isabella Robinson.

1870 E quajtura Margaret Cotton, kunata e saj. Dhe një shoqe të pafajshme.

1871 Burri i saj Frederick Cotton SNR.

1972 14-Vjeçari djali i saj Robert Robson Cotton.

1872 I dashuri i saj Joseph Nattrass.

1872 I adoptuari djali i saj Charles Edward Cotton.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar