LAJME

19 nominime “Emmy Award” për serialin Chernobyl

U kontestua nga Rusia, por filmi amerikan mbi tragjedinë e Chernobyl ia ka dalë të sigurojë 19 nominime për “Emmy Award”. Një ndër pjesët që është vlerësuar më shumë është rikrijimi i detajeve të pamjes së njerëzve të prekur nga tragjedia bërthamore.

Realizimi thuajse në perfeksion, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke shtuar kureshtjen sesi ia ka arritur dizajnuesi Parker. Sipas dizajnuesit Daniel Parker, që ka punuar me maskat e fytyrës, u deshën tre muaj kërkime për të rikrijuar një pamje sa më origjinale që të ishte e mundur për personat e prekur nga rrezatimi. Madje shpeshherë ka pasur ndonjë kontakt me të prekurit. Një ndihmë për të kanë qenë edhe kërkimet shkëncore, për të zbuluar se çfarë ndodh me trupin e një individi, pas një shpërthimi të tillë.

“Në fillim hasa me diçka më të komplikuar nga sa ishte parashikuar. Nisa me kërkime, duke u përpjekur të gjeja foto, por kishte shumë pak dhe një pjesë e mirë e tyre nuk ishin reale. Lexova shumë, lexova për efektet kimike, se çfarë i ndodh trupit të ekspozuar ndaj rrezatimit të tepërt. Aty kuptova procesin dhe nisa të krijoja make-up e të bëja teste”, ka deklaruar Parker për “Deadline”.

Deri më tani filmi mbi katastrofën bërthamore të vitit 1986 ka siguruar më shumë se 2 milionë shikues.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar