Dhjetë hapa të thjeshta që ju tregojnë si të bëni para nga droga, përfshirë një seri me intervista me trafikantë droge, punëtorë burgjesh dhe aktivistë kundër ligjeve të ashpra kundër drogës.
Një grup gansgsterësh të edukuar nga Bostoni ngrenë një biznes në Floridën e qetë gjatë periudhës së ndalimeve të mëdha, duke u përballur me konkurentë të tjerë dhe me Ku Klus Klanin.
Ngjarja është vendosur në ndalimin me ligj të pijeve alkoolike në vitin 1930. Një polic i korruptuar zbulon se kontrabandisti më popullor i qytetit ka qenë i infiltruar me vampirët.
Pasi zgjohet dhe zbulon se i është nënshtruar një kirurgjie plastike për ndryshim gjinie, një vrasës kërkon me çdo kusht të gjejë doktoreshën përgjegjëse për këtë gjë.
Një i plagosur me plumb kokës, e gjen vetën në spital pa ndjenja dhe kur zgjohet i duhet të zbuloje se kush e plagosi e cili është vet. Mos e humbisni këtë film plot aksion!
Në Kaliforni, në vendin e mollëve, 900 punonjës sezonalë u ngritën “në betejë të dyshimtë” kundër pronarëve të tokës. Grupi vazhdon një jetë më vete, më të fortë sesa ajo e anëtarëve individualë të tij dhe më të frikshme. E drejtuar nga Xhim Nolani, greva bazohet në idealizmin tragjik, në “kurajën për të mos u nënshtruar apo dorëzuar kurrë.” Botuar në vitin 1936, libri "Në Betejë Të Dyshimtë" konsiderohet si vepra e parë e madhe e autorit fitues të çmimit Pulitzer, Xhon Stajnbek.
Një grup gangsterësh të drogës ju hakmerren një grup policëve si dhe familjeve të tyre shkaku se ata përfshihen ne nje aksion per ti zbuluar dhe per ti kapur ata gangëster të drogës.
Një komsioner i pronave mundohet të bëjë një mashtrim të madh që shkon shumë keq. Për të rregulluar çdo gjë, ai përfshin gruan e tij duke përfunduar në një mënyrë që askush nuk e imagjinon.
Është ëndrra e jetës së tyre, nëse ata ia dalin mbanë, jeta e tyre do jetë përrallore. Pesë hajdutë në kulmin e karrierës së tyre dhe kolegët e tyre po planifikojnë mashtrimin më të madh. Popi ka muskujt dhe mendjen, Pepsi është çelësi i tyre për kasafortat, Jenikalli ngjitet nëpër mure, Zampano është njeriu i strategjive dhe Çeuingumi është mbreti i maskimit. Kush mund t'i rezistojë "Lotit të djallit", një diamant 318 karatësh dhe me vlerë 20.000.000$? Por brenda grupi ka edhe një tradhtar që mundohet të mashtrojë shokët.
Historia e një çifti të ri të përndjekur nga forca misterioze që duket se janë të pushtuar dhe nga elemente të fortë gjithashtu. Jeta e qetë e Suatit dhe Nurkanës trazohet kur fillojnë të fiksohen nga krijesa mbinatyrore.
Një komedi me në qendër tre roje sigurie muzeu që sajojnë një plan për të vjedhur veprat e artit me të cilat janë lidhur shumë, përpara se t'i transferojnë në një muze tjetër.
Në veri të Nju Jorkut, dy adoleshentë kanë për detyrë të pastrojnë rulotën e vjetër të babit të njërit prej tyre në një pronë të braktisur. Djaloshat habiten kur gjejnë brenda tre kriminelë në arrati.
Një avokat i ri mbrojtjeje has vështirësi me një çështje vrasjeje e cila nuk është e thjeshtë sa duket kur mafia përfshihet. Ai kupton shumë shpejt se për të mbajtur veten dhe klientin e tij gjallë, duhet të veprojë kundër ligjit.
Një burrë i ve që humb përkujdesjen e vajzës e gjen veten të pamundur për të kryer punë. Ai bie dakord për të ngarë një kamion përmes vendit, pa bërë pyetje. Por kur zbulon se çfarë po transporton, përballet me një zgjedhje që mund t'i ndryshojë jetën.
Filmi tregon jetën e tre djemve të rinj që jetonin në getot e Krenshout në Los Anxhelos, duke treguar çështjet e rracës, marrdhëniet, dhunën dhe idetë e së ardhmes.