Shon Lau është Komisioner i policisë, pas një operacioni të suksesshëm shpëtimi, por gjërat ndryshojnë për keq kur gruan dhe vajzën e tij e rrëmbejnë. Shon duhet të bashkëpunojë me rivalin e tij, zotin Li, që po del në pension. Por çfarë do të ndodhë? Çfarë do të zbulojë Shon Lau?
Banda e Arçerit është kthyer për të kryer një grabitje të fuqishme në Londër. Kur hyjnë në burg, ata përpiqen të nxjerrin jashtë mikun e tyre, Brigsin.
Një grup shokësh të ngushtë nga fëmjijëria bashkohen pasi jetët e tyre kanë marrë drejtime të ndryshme. Aventura dhe rreziqe do u shfaqen para dhe mund t'i bëjnë të humbasin dhe jetën, por jo miqësinë e njëri-tjetrit.
Pas atentatit që i bëhet kreut të Mafies, Vinçenco Kortinos, i biri, Entoni Kortino, merr në dorë drejtimin e biznesit të familjes. Por familjet që duan t'i vrasin të atin, mundohen që t'i prishin punë duke i dërguar një femër të bukur që ta shpërqëndrojë. Do dashurohet me të apo do kthehet tek ish e dashura, Dajen?
Gruaja e parë presidente Salli Sheridan qëllohet për vdekje nga një snajper gjatë një konference. Vrasësi largohet nga vendngjarja me shërbimin e brendshëm në kërkim të tij. Tre muaj më vonë një çift të moshuarish gjejnë një preson të plagosur dhe e mjekojnë. Ky person nuk dinte asgjë për identitetin e tij.
Një grup të moshuarish mashtrohen për pensionet e tyre të cilët u mbahen padrejtësisht. Kjo i çon të planifikojnë një vjedhje banke e cila mund të shpëtojë, por dhe rrezikojë jetët e tyre.
Në serinë e katërt, Bojka ka si qëllim të arrijë në ligat më të mëdha të dyluftimit, por një vdekje aksidentale e kundërshtarit të tij vë në dyshim të ardhmen e tij...
Një luftë për pushtet dhe para në rrugët e Detroidit, të fajshëm dhe të pafajshëm humbin jetën... Ejnxhëll ka një sekret, a do mundet ai ta çojë detyrën e tij deri n fund?
Andi Dufrein është një bankier i cili dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij dhe dashnorit të saj.
Në burg ai njihet me Red-in, një tjetër të burgosur për vrasje, dhe kështu fillon një histori burgu dhe respekti të dyanshëm mes dy burrave.
Të mërzitur duke u dhënë llogari njerëzve më lart, Niku, Dejli dhe Kërti vendosin të bëhen shefa të vetes duke hapur biznesin e tyre. Por një investitor i shkathët ua heq shumë shpejt qilimin nga poshtë këmbëve. Të mashtruar dhe të dëshpëruar, pa asnjë mbështetje ligjore, tre biznesmenët e mundshëm bëjnë një plan të mbrapshtë, për të rrëmbyer djalin e rritur të investitorit, për t’i kërkuar para atij dhe për të rikthyer kontrollin mbi kompaninë e tyre.
Për të arritur Ëndrrën Amerikane dhe pushtetin, Binsi me bandën e tij, pushtojnë qytetin duke bere masakra. Por a do t'ia arrije ai te gjeje një zgjidhje kur has vështirësi me bande e te Paprekshmit (Jay-Z)? Shikoni filmin për më tepër...
Një modele e bukur rrëmbehet nga një burrë i panjohur. Pasi njihet me një djalë në vendin ku mbahen të izoluar, të dy duhet të gjejnë një rrugëdalje për të shpëtuar...
Një shef kuzhine kinez përfshihet aksidentalisht me një reportere lajmesh e cila filmoi një marrëveshje droge e cila shkoi keq dhe tani përndiqet nga bandat që duan të marrin videokasetën.
Një thriller psikologjik i përqendruar rreth një hetuesi "black-ops" dhe një agjent të FBI-së që vënë presion një terrorist të dyshuar në mënyrë që që të rrëfejë vendndodhjen e tre armëve bërthamore të cilat janë gati të shpërthejnë në Shtetet e Bashkuara.
Maks Çeis, gjithmonë, është shpëtuar e mbrojtur nga motra e tij, Izobel.
Një djalë problematik, kumarxhi, i cili hyn e del nga sallat e gjyqeve e burgu.
Por, për një herë në jetë, është ai që duhet të shpëtojë motrën e tij, e cila
është zhdukur. Në kërkim të saj, Maksi, do përballet me të vërteta që nuk
i dinte më parë.