Një departament qeveritar i njohur si 'Departamenti Gjashtë' emëron oficerin e tij më të mirë për të depërtuar në një forcë speciale të quajtur 'Xhandarmëtia Hyjnore', për të siguruar ndalimin e qarkullimit të monedhave të falsifikuar në kryeqytet.
Dy mike të ngushta maturante, por të fiksuara pas vrasjes, përhapin terror në gjimnazin e tyre dhe në qytet duke vrarë njerëz në mënyrë të llahtarshme; e gjitha kjo vetëm për të fituar famë në Internet. A do t'ia dalin pa u lagur nga të gjitha krimet?
Pronarja e një lokali nate në Los Anxheles përpiqet t’i mbijetoj egërsisë së qytetit dhe të shpëtoj familjen dhe biznesin për të cilin ka sakrifikuar shumë.
Një ish-ushtar i SH.B.A-ve rikthehet në qytetin e tij të cilin e gjen të tejmbushur me krim dhe korrupsion, dhe për këtë detyrohet të pastrojë shtëpinë e tij.
Robert Mekolli i shërben drejtësisë pa iu trembur syri, por si do të reagojë ai kur vritet një njeri i dashur për të?
A do të arrijë të barazojë drejtësinë dhe hakmarrjen?
Një oficer spiunazhi i elitës amerikane bashkë me një skuadër taktike komando provon të nxjerrë jashtë vendin në fshehtësi një oficer policie me informacion tepër të rëndësishëm.
Historia e një skuadre policësh që infiltrohen në një grup të Ku Kluks Klanit, që të pengojnë një sulm ndaj studentëve me ngjyrë, në Amerikën e viteve 1960.
Një njeri me një të kaluar misterioze shkon në një qytet të infektuar nga krimi dhe terrori. Ai e merr ligjin në duart e veta, që të shpëtojë njerëz të pafajshëm dhe të mbrojë një nënë të re me fëmijën e saj.
Ish krimineli Xhejkob Sternvud detyrohet të rikthehet në Londer kur djali i tij perfshihet në një grabitje e cila dështoi. Për vite të tera ai i ka fshehur gjurmet e tij, por detektivi Maks Levinski s’ka reshtur kurre së kerkuari Xhejkobin.
Duke u përpjekur të kontrollojë qytetin, kryetari i bashkisë i hap derën Mafies Ruse.Shumë shpejt ai kupton që ata nuk kanë të ndjekur rregullat e tij.Për të zgjidhur problemin ai pranon bashkëpunimin me Kartelin Meksikan. Kur Mafia Ruse e kupton këtë gjë, rrëmbejnë vajzën e kryetarit të bashkisë, aty nis dhe loja më e rrezikshme.
Në një qytezë të vogël të Rusisë, Koli detyrohet të luftojë me kryetarin e bashkisë pasi kërkojnë t'i prishin shtëpinë. Ai merr ndihmë nga një shoku i tij avokat por që sjell fat të keq.
Punonjësi i ri i FBI-së Erik O'Nill hyn në një hetim për shefin e tij, Robert Hansen, një agjent që doli në gjyq sepse i shiti sekrete Bashkimit Sovjetik.
Korki, një ish-e dënuar e paepur dhe e dashura e saj Violeta thurin një plan për të vjedhur miliona para të fshehura nga mafia dhe fajin ia lënë Çezarit, të dashurit të fëlliqur të Violetës.
Filmi është i vendosur në të ardhmen e afërt, në Los Anxhelesin e shkatërruar nga trazirat, ku një infermiere drejton Hotelin Artemis, një dhomë urgjence sekrete për kriminelë.
Ajo që dukej si një ide e lehtë për një inxhinier për të fituar miliona dollarë, bën që ai të arratiset dhe të mundohet të kuptojë përse është duke u ndjekur.
Historia e vërtetë e rasteve gjyqësore të viteve të fundit. Stefano Cucchi u arrestua
për një krim të vogël dhe u vdiq pas arrestimit të tij. Brenda një jave, një familje ndryshoi përgjithmonë.