Një komedi fantastike nga i riu Ronal i cili jeton në një fshat barbar. Ronal është i dobët dhe s'ka një karakter të zakonshëm si barbar. Ai përqeshet nga të tjerët. Një dite fshati i tij sulmohet, dhe klani i tij rrëmbehet nga i keqi Volcazar. Ronal vendos të shpëtoje klanin e tij dhe të mundi të keqin Volcazar.
Dy djem adoleshentë pedalojnë 160 kilometra me bicikleta të vjedhura për të gjetur një sasi kokaine me vlerë 7 milion euro.
Bazuar në ngjarjen e vërtetë në Irlandë në vitin 2007 ku u zbulua një sasi droge me vlerë 440 milion euro.
Thellë në zemër të Afrikës është një vend
ku askush nuk ka hyrë ndonjëherë... një vend që i përket luanit,
elefantit dhe majmunit, një vend ku Xhorxhi i xhungël bie në dashuri me një trashëgimtare amerikane...
Muzafar dhe Feruz janë dy barinj zemërmirë nga një vend i vogël në Azinë Qendrore që askush s'e ka dëgjuar. Për të tërhequr vëmendje ndërkombëtare, djali i presidentit Tabouli vendos të dërgojë dy barinjtë për të shkatërruar Kullën Eifel!
Katër filma vizatimorë, me personazhe të Walt Disney-t, në katër aventura argëtuese dhe komike. “Festa e trollëve”, “Baba Njëshi”, “Dita me borë” dhe “Agimi i Krudëve”… Trollët e lumtur, krijesa e vogël Oh që dëshiron të bëhet Babagjysh, Tipi që ndihmon miqtë e saj jashtëtokësorë dhe familja e rrallë e shpellarëve Krudë, që nuk e kërkojnë aventurën, por është aventura që i ndjek ata…
Kur Diku pushohet nga puna si z/president, e siguron gruan e tij Xhejn se së shpejti do të gjejë një punë tjetër dhe do të vazhdojnë të jetojnë në luks. Por, pas disa muajsh humbin pronën e tyre, karriera e Dikut si punëtor përfundon me ekstradimin e tij në Meksikë! Më të dëshpëruar se kurrë, Diku dhe Xhejn vendosin t’i kthehen profesionit më fitimprurës, grabitjes me armë! Ndiqni aventurat komike të këtij çifti...
Maraja është një vajzë e vogël e cila ëndërron të marrë një qenush Krishtlindje pas Krishtlindjeje.
Këtë vit, dëshira e saj bëhet më e madhe pasi pa te dyqani i kafshëve një qenushe të quajtur Princesha.
Gjatë përgatitjes së një darke luksoze për të ftuar ndërkombëtarë, Ana, zonja e shtëpisë, kupton se ka 13 të ftuar. Që të mos lejojë këtë numër tersi në tavolinën e saj, i lutet shërbyeses besnike Marias, të luajë rolin e një zonje fisnike spanjolle dhe të bëhet pjesë e darkës. U desh pak bisedë dhe pak si shumë verë, që ngjarjet të marrin tjetër rrjedhë.
Dy studentë të Universitetit të Policisë në Kore, bëhen dëshmitarë të rrëmbimit të një vajze. Me sinqeritetin, kurajën, dëshirën për të bërë detyrën e tyre, por edhe me shumë pengesa që hasin, ata arrijnë të zbulojnë një rrjet të frikshëm trafikimi… Tension, të papritura, por edhe humor, në misionin e vrapuesve të mesnatës…
Në një apartament të vjetër në Lublin, Viki gjen thesarin e Casimirit të Madh, i cili ishte fshehur nga paraardhësi i saj. Bruno Volta, shoku i shoqes së saj Aga, mëson rreth ekzistencës së thesarit dhe është gati të bëjë çdo gjë për të bërë të tijin atë. Por a do të tregohet aq dinak sa duhet? Apo do të gënjehet nga vetë veprimet e tij?
Një djalë adolodhent niset në një udhëtim, i vetëm, për të gjetur babain e tij të cilin e mendonte të vdekur, vetëm për të zbuluar se ai është njësoj si babai i tij.
I përqendruar në dy drejtime të rëndësishme, ky film qëndron mbi izolimin e mafias,infiltrimi i policëve si dhe rregullimi i marrëdhënieve ne çift. A triumfon paqja në fund?
Një shkrimtare nga Nju Jorku për seksin dhe dashurin më në fund është duke u martuar me Z. Big. Por tre të dashurat e saj më të mira duhet ta ngushëllojnë atë pasi njëra prej tyre pa dashje çon zotin Big që ta braktis atë.
Dy grabitës formojnë një lidhje të veçantë me shërbyesen e një shtëpie, pasi hyjnë me forcë dhe ngelen brenda. Një film, ku nuk mungojnë situatat e humorit…
Një histori ndërthurur e marrëdhënieve të dashurisë, protagonistet e kësaj historie janë çifte shume të ndryshëm nga njeri tjetri: këto histori kane të përbashkëte faktin qe zhvillohen njëkohësisht, duke nisur 5 jave para krishtlindjeve.
Medi dhe Kol ishin shokë të pandarë deri kur filloi gjimnazi dhe Medi u bë vajza më popullore e kampusit. Kur Medi e gjen veten të vetme dhe zemërthyer, lidhet sërish me Kolin dhe dyshja i vë qëllim vetes të shkatërrojë
natën më të bukur të gjimnazistëve: mbrëmjen e maturës.
Nëna e re, e sapodivorcuar, Alisë Kinei, vendos të kthehet në Los Anxhelos me dy vajzat e saj. Duke festuar ditëlindjen e 40-ë, njihet me tre djem që bëjnë filma dhe kanë nevojë për një shtëpi. Tani, jeta e saj merr kthesë tjetër.
Ditët e shenjta kanë ardhur përsëri, vetëm se pak më shumë dru dhe më pak të shenjta. Pasi ishin larguar prej vitesh, Haroldi dhe Kumari ribashkohen kur një pemë speciale Krishtlindjesh aksidentalisht digjet. Në vend që t’i thotë të vërtetën vjehërrit të tij, Haroldi bëhet gati të ndyjë duart ndërsa ai dhe Kumari nisen në një aventurë të hatashme festash për të gjetur pemën e përkryer për ta zëvendësuar. Gjatë rrugës, dyshja gjen këngën, kërcimin dhe shpirtin e vërtetë të Krishtlindjeve. Dhe ka mundësi të takojnë një figurë mitike që mendohej e vdekur: të vetmin dhe unikun... Nill Patrik Harris.
Pasi zyrat e tyre qendrore janë shkatërruar dhe bota po mbahet peng, udhëtimi i tyre i shpie ata në zbulimin e një organizate aleate spiunësh, në Mbretërinë e Bashkuar. Këto dy organizata elitë ndërkombëtare duhet të bashkohen për të mposhtur armikun e përbashkët.
Historia e Vertete e Beri Seal, një pilot amerikan i cili u bë transportues i drogës për CIA-n në vitet 1980 në një operacion klandestin që do të ekspozohej si çështja anti-Irane.
Lini, një nxënëse-gjeni e shkollës së mesme, që jeton me të atin, nis të bëjë para, duke ndihmuar shokët e saj për të kopjuar në provime. Por, nevoja dhe etja për para, do ta çojnë atë në Sidnej, ku, për të fituar miliona, duhet të japë provimin ndërkombëtar STIC (SAT) dhe t’ua dërgojë përgjigjet miqve të saj në Tajlandë, para se të nisin edhe ata të njëjtin provim…