Është viti 1994 dhe presidenti i shkollës Maunt Vista, Tim Timerman, ka aspirata për t’u pranuar në Jeil. Ai kupton se rruga më e shkurtër është të miqësohet me Sidnin dhe të mbështetet nga i ati i saj. Asgjë s’mund ta ndalojë Timin...përveç vetes.
Dy motra 14-vjeçare kanë kërcyer që të vogla. Duke nisur që 3 vjeç, kërcimi ka qenë pasioni i tyre i vetëm. E mbështesin njëra-tjetrën nëpër konkurse dhe prova edhe pse kërcejnë stile të ndryshme. Kur këngëtari i tyre i preferuar shpall një konkurs në internet për të gjetur grupin e kërcimit më unik për videoklipin e tij të ri, binjaket formojnë grupet e tyre për një shans për të fituar dhe përfshijnë edhe miqtë dhe familjen për t'i mbështetur me vota. Ndërkohë, rivalja dhe fqinja e tyre, kërcimtarja më e mirë (gjë që e di edhe ajo vetë) përdor sharmin dhe burimet e saj për të marrë kontrollin e konkursit.
Si e sheh shoqëria e ngushtë ditën e dasmës tënde? Dhe a mund t'i rezistojë ajo gjithë konflikteve dhe intrigave të të tjerëve. Shumë aventura i presin ato deri ne kurorëzimin e shoqes së ngushtë.
Kur trazirat politike detyrojnë një diktator nga ishujt Karaibe të largohet nga kombi i tij i izoluar, ai kërkon strehim dhe fshihet tek një vajzë adoleshente rebele në Amerikën periferike dhe përfundon duke i mësuar se si të fillojë një revolucion dhe të rrëzojnë "vajzat e këqija" në gjimnazin e saj.
Një pasardhëse i një fisi fluturuesish vihet në kërkim të disa perlave magjike. Kur ato bien në dorën e një njeriu, ajo bashkohet me një grup të pazakontë heronjsh për të shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi.
Edhe të rritur, shokët e ngushtë Sofi dhe Xhulien vazhdojne lojën e çuditshme që kanë nisur që në fëmijëri. Një garë e çmendur për të sfiduar njëri-tjetrin nëpër baste të guximshme. Kjo lojë mund të jetë një mënyrë për të mos u përballur me faktin që jane të bërë për njëri-tjetrin.
Teksa investuesi Endi Brjuster është gati për t’u nisur në udhëtimin e planifikuar të jetës së tij, një ndalesë e shkurtër në shtëpinë e së ëmës shndërrohet në një rrugë të gjatë në anën tjetër të vendit, së bashku me të.
Benxhamin Beri është drejtor ekzekutiv marketingu, që i pëlqen shumë femrat.
Për të marrë në dorë një fushatë të rëndësishme
vë bast se mund ta bëjë këdo të dashurohet pas tij.
Endi Enderson,një gazetare që duhet të shkruajë një artikull të quajtur: "Si të humbasësh një burrë në dhjetë ditë".
Takohen në një lokal pak pasi është venë basti, si për të plotësuar sfidat e njeri tjetrit.
Ai që nisi si një mision i thjeshtë shoqërimi, kthehet shumë shpejt në kaos pasi të burgosurit e burgut Koh Kla marrin drejtimin e tij. Një njësi speciale bllokohet në burg dhe duhet të luftojnë për të mbijetuar dhe për të mbrojtur një dëshmitar të rëndësishëm.
Semi niset për të ngjitur majën me të larte të botes, Everestin qe të jete i denje ne sytë e Nadias, dashurisë se tij të fëmijërisë. Me çfarë do të përballet ai ne ketë udhëtim dhe a do arrije ta fitoje Nadian?
Jahne dhe shokët e tij nisin një aventurë te re. Nisen të festojnë, por përfundojnë duke kërkuar Lumin, vajzën e Jahneit, e cila humbet vazhdimisht. Ndërkohë Inaria po shijon një mbrëmje te këndshme larg shtëpisë.
Një satirë shoqërore në të cilën një njeri kupton se do të kishte një jetë më të mirë nëse do të zvogëlohej, duke u bërë pesë centimetra i gjatë, duke e lejuar atë të jetojë jetën midis pasurisë dhe shkëlqimit.
Një komedi rreth Jahne, një burrë që bën një jetë parazitare. Inaria, e dashura e tij, i jep një ultimatum: ai duhet t’i blejë asaj një aparat digjital deri në agim ose ajo do të largohet. Jahne niset në një aventurë me dy miqtë e tij. Në rrugën e tyre drejt qytetit të Rovaniemit, Jahne dhe miqtë e tij përballen me shumë sfida, pengesa dhe tundime.
Pasi Ferdinandi, një dem me zemër të madhe, shihet gabimisht si një bishë të rrezikshme, ai kapet dhe largohet nga shtëpia e tij. I vendosur për t'u kthyer në shtëpi, ai grumbullon një skuadër kafshësh jo të zakonshme për një aventurë legjendare..
Producentja e një emisioni të mëngjesit, sfidohet të testojë një sërë hapash, për të fituar zemrën e njeriut të saj të ëndrrave. A është njeriu perfekt, pikërisht ai që plotëson të gjitha kushtet e një liste, të ndërtuar për princin e kaltër, që kur ishe një vajzë e vogël?
Pasi një shoqe e tyre merr mbidozë, Spun dhe Streç vendosin ta lënë drogën dhe të hyjnë në një program rehabilitimi. Përpjekjet e tyre duket se nuk kanë shumë rezultat, pasi shkojnë nga një zyrë në tjetrën, duke ia mbathur nga shitësit e drogës dhe nga policia.
Pak para zgjedhjeve, një mjek dhe një producent Hollivudi bashkojnë përpjekjet për të fabrikuar një luftë në mënyrë që të mbulojnë një skandal seksual presidencialë.