Ata janë në udhëkryq midis të shkuarës dhe të ardhmes. Boli është kthyer dhe është gati për një tjetër aventurë. Mirëpo edhe një qytet si Dehli nuk ka mjaftueshëm hapësirë për të menduar një plan të mirëfilltë arratisjeje. Ata nuk e dinë se dikush qëndron mbi ta. Ç'do të ndodhë? Do t'i luajnë mirë letrat e tyre? Kush do të qeshë i fundit në këtë përndjekje si macja me miun?
Rruga e katër shokëve për të plotësuar ëndrrën e tyre. Ata përplasen me shumë vështirësi dhe personazhe të ndryshme, nga një hajdut e deri tek një kriminele. Mes prapësive dhe këngëve miqtë kalojnë sfidat.
Titu do martohet me një vajzë të për kryer me emrin Suiti Sonu, shoku i ngushtë i Titut dyshonte karakteri i Suitit dhe përpiqet të prishë martesën, ndërkohë që Suiti përpiqet për të kundërtën, gjë e cila çon në një luftë mes dashurisë dhe vëllazërisë.
E dëshpëruar për të hequr qafe fëmijën e saj të vogël,
një shtëpiake prej Manhatan-it punëson një të panjohur
për tu kujdesur për të dhe situata precipiton më keq
se ç'mund ta imagjinojë.
Kjo është një histori dashurie me sfond Nju Orlinsin për një grua të re që bie papritmas në dashuri me doktorin e saj. Marli Korbet është e re, e bukur dhe egërsisht gazmore, por ka frikë t’ia hapë veten dashurisë së vërtetë dhe përkushtimit. Edhe pse përdor humorin e saj për të parandaluar gjërat të bëhen serioze, një vizitë që do t’i ndryshojë jetën te doktori i nis të dy në një aventurë që do t’u hapë sytë dhe që do t’i shpie në zbulime që asnjëri nuk mendonte se ishin të mundura.
Xhordan Xhei është një adoleshent i famshëm i cili ka filluar karrierën e tij që 8 vjeç dhe ka kohë larguar nga jeta reale. Takimi me Emilinë do ndryshojë jetët e të dyve.
Një aktore në vështirësi dhe një dramaturge hedhin të gjithë energjinë e tyre krijuese në punën e vetme që mund të gjejnë: demonstrime rolesh për seminaret e trajnimit të korporatave.
Në përvjetorin e tyre të tretë, Molli dhe Semi gjenden në udhëkryq. Tashmë, duhet të vendosin: do ta bëjnë lidhjen e tyre serioze, apo do të heqin dorë përfundimisht nga njëri-tjetri?
Një djalosh, i vendosur të bëhet një hero lufte, përfundon në një aventurë të gabuar me familjen dhe miken e tij Telli, i cila e drejton në realizimin më të pamundur të ëndrrës së tij.
Një grup njerëzish me aftësi të kufizuara, kryejnë një grabitje të madhe. Gjërat shkojnë sipas planit derisa fillojnë të tradhtojnë njeri tjetrin. Si përfundim, kush do t'i gëzojë paratë e fituara nga grabitja?
Një biznesmene e suksesshëme dhe e vetëm që ëndërron ta ketë një fëmijë, është jopjellore e cila punësohet nga një grua e klasës punëtore që të jetë zëvendësuese e saj e pamundur.
Nxënësi i shkollës së mesme Nick Oleri, anëtar i grupit të rrokut "Të neveritshmit", takon Nora Silverberg kur ajo i kërkon të jetë i dashuri i saj për pesë minuta.
Çarli Bartlet është një 17 vjeçar inovativ dhe tepër i përgatitur por që has probleme me popullaritetin në shkollë. Kështu ai ndërmerr veprime nga më të ndryshmet që të ndihet i plotësuar.
Dominik dhe Dresden janë dy vëllezër nga Minesota që kërkojnë mënyra te ndryshme për të bërë jetën qe ëndërrojne. Ata fillojnë xhirimet e një filmi të frikshëm i cili do u sjellë shumë të papritura.
Walter Weed është një oficer pa pretendime te FBI kur Byroja zbulon se është një plan për ta vrarë.
Një skuadër të degjeneruarish, vrasës psikopatë të dërguar nga burri i mistershëm Hal Leuco, si dhe një vrasëse që e merr jetën në mënyra të çuditshme...