Jasini, një student nga Maroku, humbet bursën që kishte fituar për në Francë dhe pasi refuzohet për t'u ndihmuar nga femrat që njeh, ai i kërkon shokut të ngushtë Fredit që të martohen me të, për të rifituar dokumentet franceze. Ngjarjet marrin një rrjedhë të papritur me shumë situata komike.
Një prodhuesi filmash rrezikohet kur ylli i tij largohet, kështu që ai vendos për të digjitalizuar një aktore për të zëvendësuar yllin, duke u bërë një sensacion brenda natës sa gjithkush mendon se është një person real.
Një film i kinematografisë së re indiane, prodhim i denjë për Hollivud. Pas shumë intervistave dhe refuzimeve, një grua që vuan nga sindroma e turetit, punësohet si mësuese në një shkollë elitare. Pasi ka luftuar me vështirësitë personale, ajo do të bëjë të pamundurën për t’i bërë studentët e saj rebelë, të kuptojnë potencialin e tyre të plotë.
Një person mesatar i fiksuar pas famës, arratiset nga çmendina me një grup të çmendurish për një përpjekje të fundit të dëshpëruar për t'u bërë të famshëm.
Në Meksikë, dy djem adoleshentë dhe një grua tërheqëse, bëjnë një udhëtim, në të cilin mësojnë nja dy gjëra për jetën, shoqërinë, seksin dhe njëri-tjetrin.
Xhuxhët e kopshteve në Londër po zhduken njëri pas tjetrit. Së fundi, këtë fat e kanë të afërmit e Njomeo dhe Xhuljetës. Ata nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse t’i kërkojnë detektivit legjendar Sherlok, t’i ndihmojë për të shpëtuar miqtë dhe familjarët e tyre të humbur.Por, përpara i presin surpriza të shumta...
Bashkuar prej dashurisë së përbashkët për muzikën, pas dhjetë vjetësh, Liam dhe Natali janë në pikën e thyerjes. Në rastin e tyre, të kundërtat i tërheqin, por jo një periudhë më të gjatë. Pasi marrin vendimin e vështirë për t'u ndarë, ata duhet të ndajnë dhe pjesët e çmuara të muzikës, por muzika që i bashkoi ata, vazhdon t'i tërheqë drejt njëri-tjetrit.
E dashura e tij e bukur i jep Aleksit një listë me ndryshime për të bërë para se të mund të fitojë dorën e saj për martesë. Ai duhet të zbulojë se si të plotësoj listën, të largojë një konkurrent të sjellshëm dhe të sigurojë dashurinë e saj.
Dejv Skajlark dhe Aron Rapoport drejtojnë shfaqjen e njohur për VIP-at "Sonte Skajlark." Kur marrin në intervistë një fans të tyre që s'e prisnin, dikatorin Koreano-Verior Kim Jong-un, ata rekrutohen nga CIA për të shkuar në Pjongjang dhe për ta vrarë...
Një intelektual italian, pasi kthehet nga konferenca në Bruksel, zbulon që e bija 13 vjeçare është e lidhur me një bashkëmoshatarin e saj, nga një lagje e varfër në periferi të Romës. As mamaja e djalit nuk është në favor të kësaj marrëdhënieje dhe të dy mundohen që t'i bëjnë fëmijët të arsyetojnë...
GRINGO, një komedi e errët e përzier me një intrigë dramatike, hulumton betejën e mbijetesës për biznesmenin Harold Sojinka (David Oyelowo) kur ai e gjen veten duke kaluar nga një qytetar që i bindet ligjit tek një kriminel në kërkim.
Dy të rinj, të sapo-njohur, vendosin të bëjnë një fëmijë bashkë. Pasioni që i bashkonte sa vjen dhe pakësohet me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Të dy e kërkojnë lumturinë diku tjetër dhe po largohen sa më shumë nga njëri-tjetri.
Një nxënëse gjimnazi detyrohet të përballet me pëlqimin e saj të fshehtë në kabinën e puthjeve. Gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donte ajo, pasi në mes është shoku i saj i ngushtë, i cili gjithashtu është edhe vëllai i pëlqimit të saj.
Shpellari Dag, ndihmësi i tij derrkuc Hognob dhe pjesa tjetër e fisit të tyre përballen me një kërcënim. Lordi Nuth ka në plan t’u marrë luginën dhe ta shndërrojë atë në një minierë gjigante. Dagu dhe Hognobi duhet të bashkojnë njerëzit e tyre për të mposhtur armikun e fuqishëm që vjen nga Epoka e Bronzit...
Filmi tregon për një mësuese të shkollës së mesme e cila është e ngathët dhe e paaftë dhe urren punën e saj, studentët e saj dhe bashkëpunëtorët e saj, por tani që i dashuri i saj pasanik e braktis, ajo detyrohet të rikthehet në mësimdhënie për të fituar para mjaftueshëm për implantet e gjirit.
-PS: Ky film i ka dhënë mundësi Diazit të shprehë edhe mendimin e vet mbi raportet në çift: "Nuk isha aspak e interesuar për të bërë një film mbi burrat që tradhtojnë gratë. Nuk ishte ky qëllimi. Të gjithë janë tradhtuar në një farë pike të jetës së tyre. Nëse nuk ka ndodhur, do të ndodhë. Nuk mund të bëhet dot asgjë për ta evituar... S'dua të gjykoj askënd mbi këtë, as kam zgjidhje për problemin. Jemi qenie njerëzore, krijesa komplekse. Nuk është e mundshme të kalosh një jetë të tërë, duke mbetur perfektë gjithmonë. Kështu shkojnë gjërat: të "godasin prapa shpine", të dhemb, mëson dhe pastaj ecën përpara".
Maja, bleta e vogël shumë entuziaste, ka vetëm një ëndërr: Të marrë pjesë në Lojërat e Mjaltit. Por, pasi vë në siklet perandoreshën, ajo do të jetë e detyruar të krijojë një skuadër dhe të konkurrojë me një haraç të rëndë: të shpëtojë kosheren e saj. Personazhe nga më gazmoret, në një superproduksion, që do t’u shijojë të gjitha moshave.
Megi është një vajzë që duket se e ka gjithë jetën në kontroll dhe pse e di që diçka i mungon. Një zhgënjim nga i ati, e bën të mendojë dy herë për të ardhmen. Takimi me Anikën e vë akoma më shumë në dyshim për të ardhmen.
Nga nje pastrues në Las Vegas, Billi kthehet në vendlindje ku është më i famshëm se kudo. Dyshimi mbi fqinjin e tij për vrasjen e të ëmës e fut atë në shumë rrugë të reja ku duhet të bëjë zgjedhjet më të mira.
Katër shokë - Xhoni, Beni, Timi dhe Majkëlli, pasi grabisin një kazino rastësisht përfundojnë në Lituani, të ndjekur nga një bandë e rrezikshme të cilët duan paratë që ua vodhën 4 shokët...
Një mjeshtër i vjetër mashtrimi, merr nën krahun e tij një vajzë të re shumë tërheqëse por gjërat komplikohen kur ata të dy përfshihen emocionalisht në një romancë.
Dy baballarë me personalitete të kundërta bashkohen për të festuar martesën e
fëmijëve të tyre. Ata janë të detyruar të kalojnë së bashku javën më të gjatë
të jetës së tyre, dhe dita e madhe nuk mund të vijë shpejt mjaftueshëm.