Në Itali 3 burra bien në dashuri me 3 gra të ndryshme. I pari, një avokat i ri i angazhuar ka një shpërthim, pastaj po ashtu ndodh dhe me njeriun e dytë të martuar në moshë të mesme. Historia e tretë: një pensionist bie dashuri me vajzën e shokut të tij.
Dy detektivë mbrojnë një dëshmitare të një vrasjeje ndërkohë që hetojnë çështjen e heroinës së vjedhur nga depoja e provave të rajonit të tyre policor.
Një pronar i llastuar dhe i pasur bie jashtë anijes ku lundronte dhe humb kujtesën. Kështu, ai bëhet objekt i hakmarrjes së punonjëses së keqtrajtuar prej tij disa ditë më parë.
Princesha Kristina viziton qytetin e Romës me prindërit e saj mbretëror. Misioni i vizitës së tyre është martesa e saj me dikë të pasur për të mos humbur pasurinë. Por synimi i tyre rrezikon pasi që në jetën e tyre hynë një shofer autobusi me emrin Barnaba dhe ai bie çmendurisht në dashuri me Kristinën e mrekullueshme. Barnaba bënë gjithçka për të arritur qëllimin e tij me atraksione të papërmbajtura që 'të martohet me princeshën'!
Ylli i garave Vetëtima Mekuin dhe shoku i tij Mater shkojnë matanë oqeanit për garat e Kampionatit Botëror. Por fitorja e tij bëhet e vështirë kur Materi bëhet pjesë e një historie spiunazhi ndërkombëtar.
Pas një aksidenti, një drejtor shovinist fiton aftësinë e të dëgjuarit të asaj çka gratë mendojnë vërtetë. Edhe pse në fillim kjo gjë e tmerron, më pas mëson ta përdorë në mënyrë të përsosur për të arritur ato që do. Por, gjërat dalin jashtë parashikimeve të tij kur njihet me kolegen e tij të re rivale.
Kur lind një mosmarrëveshje kufitare midis SHBA-së dhe Kanadasë, Super Trupa ngarkohet me krijimin e një stacioni të Patrullës së Autostradës në zonën e kontestuar.
Pesë policë të shtetit të Vermontit, shakaxhinj energjikë me një dëshirë të paparë për t’i djallosur gjërat, përpiqen të shpëtojnë punën e tyre dhe ia kalojnë policisë së shtetit duke zgjidhur një çështje.
Victoria është një avokate 30-vjeçare, e cila kërkon stabilitet dhe dashurinë e vërtetë në jetën e saj duke luftuar me të kaluarën. Më në fund, ajo e kupton se dashuria jo gjithmonë duhet kërkuar.
Nga një jetë e mbushur me festa dhe alkool, u perballen me rritjen e një fëmije 10 vjeçar që mbetet në derën e tyre pasi i ati, i biri i Erasmusit përfundon në burg për shitje droge...
"Ndihem e Bukur": Një femër e pasigurt përmendet pas një rrëzimi duke menduar se është gruaja më e bukur dhe e aftë në botë.
Konfidenca e fituar bën që ajo të jetojë pa frikë, por ç'do të ndodhë kur ajo të kuptojë se pamja fizike e saj s'ka ndryshuar?
Në Japoni një kryebashkiak adhurues i maceve kërkon të shfarosë qentë dhe t'i zhdukë përgjithmonë ndaj i dëbon në një ishull të pabanuar. Një fëmijë i dhënë pas qenit tëtij vihet të ndihmojë atë dhe gjithë qentë e tjerë.
Agjentët e narkotikëve Majk Lauri dhe Markus Benet kryesojnë një task forcë për të hetuar shpërndarjen e ekstazisë në Majemi. Kërkimi i tyre i çon te bosi i rrezikshëm kuban i drogës, Xhoni Tapia, i cili ndihet i paprekshëm. Në këtë ndjekje gjërat komplikohen kur në mes futet motra e Markusit dhe e dashura e majkut, Sidi, agjente e DEA-s...
Një dado fëmijësh nga Londra, padrejtësisht largohet nga puna e saj. Duke u përpjekur për të gjetur një punë tjetër ajo përfshihet në botën joshëse të një aktoreje dhe këngëtare amerikane!
Një djalosh i sapodiplomuar britanik gjendet i detyruar të shkojë në një festë të çmendur studentore me dy vëllezërit e tij tëardhshëm, duke qenë se mamaja e tij do martohet me babanë e tyre.
Pasi burri i saj i kërkon papritmas divorcin, një nënë e moshës së mesme rikthehet në kolegj për të përfunduar studimet e lëna në mes. Aty do të fillojë një jetë e re për të.
Një baba i ri gjendet i vetëm me foshnjën e tij pasi e ëma vendos se mëmësia nuk është diçka për të dhe i braktis. Atij i duhet të mbijetojë bashkë me beben në një botë rrethuar nga femra.
Për të trashëguar hotelerinë gjigande të babait të tij, një burrë dembel dhe i papjekur mendërisht
duhet të përsërise klasat nga e para në të dymbedhjetën për herë të dytë.