Kur një grup shokësh adoleshent shkojnë në një udhëtim për pushimet e pranverës, një aksident fatkeq i kthen në një garë kundër kohës për të shpëtuar gjënë më të çmuar të mikut të tyre.
Një njeri që ëndërron me sy hapur, arratiset nga jeta e tij anonime duke u zhytur në një botë fantazish të mbushur me heroizma, romancë dhe aksion. Kur vendi i tij i punës bashkë me atë të kolegut të tij vihet në rrezik, ai fillon aksionin në botën reale duke nisur një udhëtim global që kthehet në një nga aventurat më të mrekullueshme që ai mund të kishte imagjinuar ndonjëherë.
Një oficer policie, i cili është transferuar në policinë e Marsejës ngarkohet me detyrën e kapjes së grupit të hajdutëve italianë, të cilët ngasin Ferrarin e fuqishëm me mbesën e madhe të Daniel, një shoferi të tmerrshëm, i cili merr taksinë e bardhë legjendare.
I diagnostikuar me kancer në shpinën kurrizore, 27-vjeçari Adam udhëton rrugën drejt shërimit me mbështetjen ndonjëherë të padurueshme të shokut të tij të ngushtë Rogen, mamasë së tij mbytëse dhe të një terapisteje pa përvojë Anna Kendrick. I frymëzuar nga një histori e vërtetë, 50/50 është përballja e sinqertë por gazmore e një djaloshi të ri drejt rrugës së shërimit.
Simon Spajër fsheh një sekret të madh nga familja, miqtë dhe shokët e klasës. Kur sekreti i tij del në shesh, Simoni duhet të përballet me të gjithë dhe të pranojë identitetin e tij.
Bug planifikon një udhëtim me miqtë e tij. Megjithatë, Elioti ka distancuar veten prej tij pasi ai kishte filluar një jetë të re me Giselle. Ata tani janë prindër të tre fëmijëve.
Mercenari mutant gojë-ndyrë, Wade Wilsoni (Deadpool), krijon një ekip mutantësh për të mbrojtur një djalë të ri me aftësi të mbinatyrshme
nga Cable, një udhëtar kohe i dhunshëm që kërkon ta vrasë.
Si rezultat i një dëshire fëmijnore, arushi me pellush i Xhon Bennet, Ted, merr jetë dhe do të jetë shoku i tij më i ngushtë gjatë gjithë jetës së tij. Por shoqëria e tyre vihet në provë, kur e dashura e Xhonit i kërkon që të zgjedhë midis arushit dhe asaj. Ky film është cilësuar si një nga komeditë më të bukura të të gjitha kohërave.
Jeta e Uilliam Thakerit ndryshon rrënjësisht kur një ditë, në librarinë e tij të vogël shfaqet aktorja amerikane më e famshme e momentit. Ky takim rastësor shndërrohet në një ndjenjë të fortë, por të dy duhet të kalojnë shumë pengesa...
Një patok beqar krijon një lidhje me dy biba të humbura teksa udhëtojnë për në jug. Ajo që nis si një marrëdhënie përfitimi kthehet në një miqësi të ngushtë, pothuajse familjare.
Adami, një profesor gjenetike është marrëzisht i dashuruar me gruan e tij. Pas vdekjes së saj, ai e klonon atë. Por a mjafton vetëm ADN-ja për të krijuar gruan e tij të vërtetë?
Pasi jetuan në mënyrë paqësore në shpellat e një qyteti të vogël, një grup i vogël alienësh bëhen vdekjeprurës kur luftojnë për ekzistencën e tyre, duke tradhtuar shefin e dhembshur të policisë që i ka mbrojtur për 28 vjet.
Kur dy shokë maten me njëri-tjetrin se babi i njërit do ta mundte
babanë e tjetrit në dyluftim, gjërat marrin kthesa të papritura kur njëri prej baballarëve e merr seriozisht sfidën:
humbje pune, përçarje shoqërie dhe shumë më tepër.
Jeta e një biznesmeni ndryshon pasi atij i lihen trashëgim gjashtë pinguinë
dhe ai e shndërron apartmanetin e tij në një abitat për ta, duke lënë pas dore punën e tij...
Një person i pushuar nga puna dhe në vështirësi ekonomike është joshur në një komplot të përgjakshëm të familjes për të vrarë gjyshin e gruas së tij në ditën e Krishtlindjeve.
Gjuetari i madh, Buck Fergusoni dhe kameramani i tij i besuar Doni
nisen në fundjavë për një aventurë epike, në mënyrë që Bucku
të lidhet sërish me djalin e tij vogël.
Në Itali 3 burra bien në dashuri me 3 gra të ndryshme. I pari, një avokat i ri i angazhuar ka një shpërthim, pastaj po ashtu ndodh dhe me njeriun e dytë të martuar në moshë të mesme. Historia e tretë: një pensionist bie dashuri me vajzën e shokut të tij.
Dy detektivë mbrojnë një dëshmitare të një vrasjeje ndërkohë që hetojnë çështjen e heroinës së vjedhur nga depoja e provave të rajonit të tyre policor.
Një pronar i llastuar dhe i pasur bie jashtë anijes ku lundronte dhe humb kujtesën. Kështu, ai bëhet objekt i hakmarrjes së punonjëses së keqtrajtuar prej tij disa ditë më parë.
Princesha Kristina viziton qytetin e Romës me prindërit e saj mbretëror. Misioni i vizitës së tyre është martesa e saj me dikë të pasur për të mos humbur pasurinë. Por synimi i tyre rrezikon pasi që në jetën e tyre hynë një shofer autobusi me emrin Barnaba dhe ai bie çmendurisht në dashuri me Kristinën e mrekullueshme. Barnaba bënë gjithçka për të arritur qëllimin e tij me atraksione të papërmbajtura që 'të martohet me princeshën'!