Kur magjistari i keq Gargamel i ndjek Smërfët e vegjël blu nga fshati i tyre, bien nga bota e tyre magjike brenda tonës - në fakt, mu në mes të Sentral Parkut. Vetëm sa tre molla bashkë të gjatë dhe të ngecur në Mollën e Madhe (Nju Jork), Smërfët duhet të gjejnë një mënyre për t’u kthyer në fshatin e tyre para se Gargameli t’i gjurmojë.
Konti Drakula dhe kompania e tij marrin pjesë në një lundrim në det për përbindëshat që e dashurojnë detin. Por ata nuk e dinë që barka e tyre komandohet nga familja Van Helsing që përbuz përbindëshat.
Si do ta shpëtojë familjen konti?
Rasti Grisuold merr familjen e tij për një udhëtim në "Walley World" në mënyrë që të lidhet më shumë me gruan dhe djemtë e tij. Çfarë mund të shkojë keq vallë?
Një rast identiteti i gabuar përfundon në romancë të papritur, ku vajza më e njohur në shkollë dhe dështakja më e madhe duhet të bashkëpunojnë për të fituar zemrat e djemve që pëlqejnë.
Në Perëndimin e Largët të rreth viteve 1870 një i ri amerikan merr një udhëtim për t'u martuar me të dashurën e zemrës, duke përfshirë dhe një pastor të ri i cili do celebrojë dasmën. Por gjërat shkojnë në rrjedhën e kundërt nga çfarë ishin menduar.
Një djalosh i ri zezak kishte një ëndërr për të fituar turneun e basketbollit Rucker Classic në Harlem por humbet ekipin nga rivali i tij më i madh. Ai kthehet me një ekip pensionistësh me përpjekjen e tij të fundit për të fituar.
Një djalë adoleshent i vendosur, përpiqet të pranohet te rojet e plazhit Hermosa,
duke kaluar sfida dhe duke krijuar marrëdhënie me të tjerët gjatë verës së vitit 1986.
Me shumicën e popullatës botërore të kthyer në një hordhi të pavdekshmish, R-ja është një zombi i ri dhe çuditërisht i mbyllur në vetvete. Ndërsa lufton dhe më pas ushqehet me një grup njerëzish, R-ja njihet me Xhulin dhe ndien një dëshirë për ta mbrojtur. Ajo çka ndodh më pas është fillimi i një marrëdhënieje të ngrohtë që e lejon R-në të nisë të rifitojë njerëzinë e tij. Ndërsa ky ndryshim përhapet nëpër popullatën vendase të zombive si një virus, Xhuli dhe R-ja më në fund duhet të përballen me një problem edhe më të madh kur vetë natyra e miqësisë së tyre vihet në sfidë.
Kur Frenk dhe Lindsi takohen rrugës për tek një dasmë, zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta; të dy urrejnë nusen, urrejnë dhëndrin, urrejnë dasmën, urrejnë veten dhe të tjerët. Janë të dy njësoj të pakëndshëm dhe të mjerë.
Fansat marrin pjesë në një festival festiv rreth filmave më të mirë të zhanrit horror, vetëm për të zbuluar se personi karizmatik që fshihet pas eventit ka një plan diabolik. Teksa audienca e festivalit nis të shuhet, tre adoleshtë bashkohen dhe luftojnë kundër përbindshave dhe të çmendurve për të mbijetuar.
Luisi 12-vjeçar nis një aventurë të këndshme për të ndihmuar tre jashtëtokësorë të vegjël të kthehen në anijen e tyre të madhe. Nga ana tjetër, ai duhet t’i shpëtojë një zonje të ligë dhe të krijojë lidhjen e humbur me të atin.
Maksi, një qen policie vetmitar dhe mashkullor urdhërohet të shkojë si agjent i fshehtë në një festival qensh, së bashku me partnerin e tij njeri, për të shmangur një fatkeqësi.
Dave është një njeri i martuar me dy fëmijë dhe ka një grua të dashur, dhe Mitch është një njeri i vetëm, i cili është në fillimet e jetës së tij seksuale. Një natë fatale, ndërsa Mitch dhe Dave po urinoni në një shatervan, godet rrufeja dhe ata nderrojne trupat.
Dy ish-të burgosur, Edi dhe Poli, janë në liri me kusht dhe punojnë në një restorant në Nju Jork. Jetët e tyre kishin marrë fund, deri në momentin kur avokatja angleze, Katerina Rokud, vjen në restorant me një ofertë që nuk mund ta refuzojnë.
Një 37-vjeçare e sapodivorcuar, e fiksuar pas idesë për të patur një fëmijë, njihet me një djalosh 23-vjeçar dhe bie kokë e këmbë në dashuri me të. Dilemave për shkak të diferencës së tyre të madhe në moshë, u shtohet fakti që nëna e djalit, është pikërisht psikologia e saj...
Miqësitë janë testuar dhe sekretet dalin në shesh, kur Rakela përfundimisht bie në dashuri me Deksin, shoqja e saj më e mirë është e fejuara e tij Darsi.
Kejsi është një nënë beqare, që punon si agjente shitjesh e pasurive të paluajtshme. Jeta e saj kalon nga shiu në breshër, kur një klient i pakënaqur e rrëmben.