Me skenar dhe regji të Xhim Kamings, filmi 'Rruga e Stuhishme' tregon se si një polici i duhet të përballet me vdekjen e së ëmës, ndërkohë që përjeton probleme personale me vajzën dhe ish-bashkëshorten.
Pasi zbuloi se i dashuri i saj ishte i martuar, ajo mundohet ta kthejë në binarë jetën e saj të shkatërruar. Por kur takon rastësisht gruan me të cilën ai e kishte tradhtuar, kupton se kishin shumë të përbashkëta, dhe armikja e saj e betuar bëhet shoqja e saj e ngushtë. Kur zbulohet edhe një marrëdhënie tjetër, të tria bëhen bashkë për të marrë hak ndaj birit të bushtrës, gënjeshtar e mashtrues...
Kur një nënë, Katerina dhe e bija, Elli, janë në momentet më të vështira, duhet vetëm të imagjinojnë si është të jesh në vendin e tjetrës. Falë magjisë, imagjinata e tyre bëhet realitet kur ndërrojnë trupat dhe jetojnë jetën e njëra-tjetrës...vetëm për një ditë.
Në mënyrë që t'i shpëtojë një situate të keqe financiare mësuesi i gjimnazit Balz Nef ndërton një struktuë bastesh të paligjshme me një ortak të papritur.
Nikhil është takuar përsëri pas dhjetë vjet me Meeta, tani Nikihl ka vetëm një javë për të vendosur a duhet të martohet me motrën e Meetas, Karishman kur këta të dy janë afruar me njëri-tjetrin...
Mamaja beqare, Tes Kolman dhe vajza e saj adoleshente, Ana nuk mund të ishin më të ndryshme se kaq. Kjo po i çmend! Pasi marrin dy biskota fati në një restorant kinez, zgjohen të nesërmen, në trupat e njëra-tjetrës. Çfarë do iu duhet të përjetojnë nën lëkurën e tjetrës dhe çfarë do e prishë mallkimin?
Audri dhe Morgana janë shoqe të ngushta, të cilat përfshihen pa dashje në një konspiracion ndërkombëtar, kur njëra prej tyre zbulon që i dashuri i saj që e ka lënë atë, në të vërtetë ishte spiun.
Ema feston ditëlindjen e tridhjetë bashkë me shoqen e saj të ngushtë. Lolën, e cila është shtatzënë. Lola i kërkon Emës të bëhet kumbara e fëmijës, gjë që rezulton të jetë një sfidë e vërtetë për të dyja.
Në një realitet tjetër të Oklandit të ditëve të sotme, shitësi Kasius Grin e gjen veten në një univers makabër, pasi zbulon çelësin e fitimit të të mirave materiale. Ndërkohë që karriera e Kasius vjen në rritje, miqtë dhe kolegët e tij organizojnë një protestë kundër shtypjes së korporatave. Në ç'krah do qëndrojë ai?
Detektivët Çin Fong dhe Tang Ren shkojnë në Nju Jork për të marr pjesë në Garën Botërore të Detektivëve. Ata duhet të kapin vrasësin serial për të fituar çminim e madh dhe vendin e parë si detektivët më të mirë.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Pas një aksidenti të rëndë me makinë, gjëja e fundit që Xhon Kallahani ka për qëllim të bëjë është të heqë dorë nga alkoli. Inkurajuar nga e dashura e tij dhe një sponsor karizmatik, Kallahani me ngurrim hyn në një program që do t’i ndryshojë jetën...
Një vajzë që ka prekur fundin duhet të gjejë rrugën për në Los Anxhelos për të ndaluar martesën e ish-të dashurit të saj me ish-miken e saj të ngushtë. Por peripecitë e saj nuk kanë fund...
Dashuria e tyre po lulëzon por kanë përpara një pengesë jo edhe aq të vogël... Ata vijnë nga dy familje që prej kohës janë në rivalitet për piceritë e tyre në Nju Jork.
Kejla, 13 vjeçarja e ndrojtur përpiqet t'i mbijetojë javës së fundit të klasës së tetë, një viti shkollor të tmerrshëm për të. E mbytur nga presioni shoqëror, adoleshentja mezi pret të fillojë gjimnazin, me shpresën se gjërat do ndryshojnë për mirë në atë kapitull të ri të jetës së saj.
Markos, një trajner basketbolli dënohet me shërbim ndaj komunitetit për 90 ditë. Atij i duhet të trajnojë persona me aftësi të kufizuara intelektuale. Ajo që fillimisht duket si torturë, do t'i ndryshojë jetën...
Violeta Xhons, e lodhur duke pritur që i dashuri i saj t'i propozonte për martesë, ndahet me të. Kur ai fillon të takojë një grua tjetër, ajo e kupton se duhet të ndryshojë rrënjësisht jetën...duke filluar nga flokët.
Ja çfarë ndodh, kur bën bashkë një mundës meksikan, që ka probleme të thella me kontrollin e inatit, një ish të burgosur fytyrë-shprishur dhe një pronare moteli alkooliste, në kërkim të një veshke. Filmi ecën sa para, prapa në kohë dhe i lidh të tre personazhet bashkë, me një trafikant organesh.