Një polic nga Nju Jorku dhe e shoqja e tij shkojnë me pushime në Europë për të rindezur shkëndijën e martesës së tyre. Një takim rastësor i drejton në një aventurë ku e gjejnë veten të akuzuar për vrasjen e një miliardieri të moshuar.
Një histori për 4 fëmijë që jetojnë në një lagje të varfër të Mumbait të Indi. Kanu, 8 vjeç, i shkruan një letër Kryeministrit pas një incidenti dramatik që i ndodh së ëmës. Një djalë i vogël duhet të arrijë të pamundurën.
Emi dhe Molli, të fiksuara pas mësimeve, mendojnë se rezultatet e lart u japin përparësi ndaj moshatarëve, por në prag të diplomimit, papritmas e kuptojnë se mund të kenë humbur momentet e veçanta të viteve të adoleshencës. Të vendosura për të kompensuar kohën e humbur, vajzat vendosin të shlyejnë kënaqësitë e munguara të katër vjetëve, në një natë të vetme...
Një objekt i lashtë e i çmuar kinez është vjedhur nga një arkeolog i keq, i quajtur Dekster. Me ndihmën e miqve të tij lemingë, Normi duhet të mbajë fjalën dhe të bëjë një udhëtim plot aventura nëpwr botë, që ky objekt t’i kthehet Kinës.
Pas një ndarje të dhimshëm, Ben zhvillon pagjumësin. Për të kaluar kohën, ai fillon punë në një supërmarket në turnin e natës, ku imagjinata e tij prej artisti zhvillohet pa limit.
Një grup i çuditshëm hajdutësh mblidhet në shtëpinë e një vejushe të devotshme, por pak të hutuar, për të vjedhur një nga kazinot më të mëdha në Misisipi. Plani i organizuar me detaje ndërlikohet, kur personalitetet e ndryshme të kriminelëve fillojnë të shkaktojnë grindje midis tyre, duke krijuar telashe dhe ngatërresa.
Bazuar në një histori absurde, por të vërtetë. Grabitja e bankës dhe kriza e pengjeve në vitin 1973 në Stokholm, që u dokumentua në "New Yorker" si origjina e Sindromës së Stokholmit.
Xhuni është një vajzë e vogël, por me shumë fantazi. Bashkë me të ëmën, ajo ndërton një park lojërash imagjinar, bashkë me personazhet e tij. Por, ç’mund të ndodhë, nëse kjo fantazi, papritur, bëhet realitet?
Një grua e lumtur e ndarë kalon netët e saj duke kërcyer, duke u kënaqur në klubet e Los Anxhelos. Ajo së shpejti fillon një romancë të re të mbushur me lumturinë e një dashurie të re dhe problemet e takimeve.
Martina, një këngëtare e famshme në Argjentinë gjatë viteve '90, u bë krejtësisht e ftohtë dhe e zhgënjyer me dashuri. Shfaqja e papritur e të ashtuquajturës motër, së bashku me të dashurin e saj tërheqës, e detyron Martinën të shkojë në Kili me një qëllim në mendje: të kthejë epshin e saj.
Një bashkim i gëzueshëm familjar kthehet në makth kur Medea dhe ekipi i saj udhëtojnë në Xhorxhia, ku ata gjejnë veten të papritur duke planifikuar një funeral që mund të zbulojë sekretet e padëshiruara familjare.
"Grumbulluesit", një dokumentar horror-komedi i realizuar nga një ekip i një shfaqjeje televizive që përpiqet të demaskojnë vesin e keq të grumbullimit të rrangallave.
Për të festuar 50 vjetorin e shoqes së tyre, 6 mikesha të vjetra nisen në një udhëtim në luginën e Napës, por problemet e jetës, keqkuptimet e ndryshme midis tyre dhe fakti që ndoshta nuk janë më aq të reja se ato mendojnë e bëjnë fundjavën më të ngatërruar, por edhe më interesante dhe argëtuese.
Kur mëson se ka kancer dhe i kanë mbetur edhe gjashtë muaj jetë, një lektor kolegji shndërrohet në një njeri që ndjek argëtimin. Pas goditjes që merr nga lidhja e së shoqes me presidentin e shkollës dhe kënaqësisë së punës pa tabu me nxënësit e tij, ai nis një “kryqëzatë” kundër autoritetit dhe hipokrizisë.
Një gjimnaziste me rezultate të shkëlqyera, që nuk është mësuar të humbasë, do të jetë e detyruar të punojë me djalin që e ka urryer gjithmonë. Gjatë kësaj kohe, ata kuptojnë se kanë më shumë të përbashkëta sesa mendonin, ndryshe nga nënat e tyre që vazhdojnë armiqësinë e vjetër, të lindur kur të dyja ishin në të njëjtën klasë, njëra gjeni dhe tjetra, nxitëse tifozësh...
Dy gangsterëve u janë dhënë 72 orë për të gjetur se ku janë paratë e vjedhura të shefit të tyrë.
Wshtë vetëm një njeri që mund t'ua tregoj, por ata e kanë vrarë. Për të gjetur paratë dhe për të mos vdekur,
ata lidhen me një telepatike që mund të flasë me të vdekur.