Pasi Marnia vret burrin e saj abuzues për vetëmbrojtje, ajo është dënuar me arrest shtëpiak, vetëm për të zbuluar se shtëpia është e pushtuar nga shpirti i tërbuar dhe të dhunshëm te burrit të saj të vdekur.
Një fermer i thjeshtë por krenar, në vitin 1922, komplotoi për të vrarë gruan e tij për përfitime financiare, duke bindur djalin e tij adoleshent të merrte pjesë në të.
Një film i bazuar mbi ngjarje të vërteta, që vë jetën e një çifti dhe motrës së tyre, nën kërcënimin e një prej kafshëve më të rrezikshme që fshihet në moçalet e Australisë veriore.
Në thellësi të maleve Korvatunturi, 486 metra thellë, gjendet sekreti me i ruajtur i Krishtlindjeve.
Ka ardhur koha për ta zhgroposur. Këtë Krishtlindje të gjithë do besojnë te Babagjyshi.
Disa vrasje të mistershme, të lidhura me njëra tjetrën, ndodhin në një fshat të vogël. Sherifi përpiqet ta zbuloj vrasësin, por ai është gjithmonë një hap përpara.
Tre shokë nga Kalifornia nisen drejt bregdetit Australian për një zhytje me kafaz për të parë peshkaqenët e mëdhenj të bardhë.
Kur një dallgë e madhe shkatërron varkën e tyre, ata e gjejnë veten në oqean të rrethuar nga një tufë peshkaqenësh.
Një grup miqsh e gjejnë veten në një telash, në dukje shumë banal. Askush nuk kujtohet të ulë shkallën e jahtit dhe nuk munden më të hipin sërish në të.
12 vjet pas vdekjes tragjike të vajzës së tyre të vogël, një krijues kukullash dhe gruaja e tij mirëpresin një murgeshë dhe vajza nga një jetimore e shkatërruar në shtëpinë e tyre, ku shpejt do të bëhen shënjestër e kukullës të poseduar nga Annabelle.
Duke u përpjekur për të ndezur pak marrëdhënien e tyre martesore në një shtëpi në liqen, Xhesi duhet të mbijetojë kur i shoqi i saj vdes papritur duke e lënë atë të prangosur pas shtratit.
Një film i bazuar mbi historinë e vërtetë të dy zhytësve, të cilët gjenden të braktisur nga varka e tyre dhe të rrethuar nga peshkaqenët, në mes të oqeanit.
Një nënë e vetmuar e cila është braktisur nga burri i saj që kishte vdekur në një aksiden, përballet me fikën e një ditari i cili trazon djalin e tij dhe shume shpejt ajo duhet te luftoj kunder keti perbindeshi.
Kur fundi i botës po afrohet nga një shpërthim i disa zombie një grup njerëzish së bashku me Will Luke do sakrifikojnë jetën e tyre për të shpëtuar racën njerëzore.
Një shkrimtare shkon në një stacion të braktisur të metrosë për të hedhur poshtë
raportet se vendi është i pushtuar nga shpirtrat. Skepticizmi i saj vihet në provë
kur një e keqe e papritur e detyron atë të përballojë kujtimet e saj më të errëta.
Çaki rikthehet për të terrorizuar viktimën e tij njerëzore, Nikën. Ndërkohë, kukulla vrasëse ka disa borxhe për të larë me disa armiq të vjetër, me ndihmën e ish-gruas së tij.
Në procesin e rekuperimit nga trauma e grabitjes nga Skeleti Blu, Hallouinin e kaluar, një grup miqsh vendosin se duhet ta përballojnë frikën e tyre në mënyrë që ta kalojnë këtë episod. Ata rikthehen në rrugë për të vizituar shtëpi të braktisura por ndërkohë nis sërish terrori sepse rishfaqen shenja të Skeletit Blu.
Një virus përhapet në Taipei dhe forcat S.W.A.T. nisin evakuimin e zonës. Por në Ximending policia has kundërshtimin e Banditëve lokalë. Të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të shpëtuar nga sulmet e zombiëve.
Qyteti i Londrës është frikësuar nga një vrasës serial i quajtur Golemi i Limehouse, duke lënë mesazhe të fshehta të shkruara me gjakun e viktimave të tij. Me rritjen e presionit publik, rajoni i Skocisë ia cakton çështjen inspektorit Kilder, një detektiv i kalitur me një të kaluar të trazuar dhe një dyshim të heshtur. I ballafaquar me një listë të gjatë të të dyshuarve, duke përfshirë yllin e sallës së muzikës Den Lino, Kilder duhet të marrë ndihmë nga një dëshmitar, në mënyrë që të ndalojë vrasjet dhe ta dërgojë vrasësin para drejtësisë.