Fobia 2: Në këtë film me pesë tregime të ndryshme janë mbledhur disa nga regjisorët më të mirë të horrorit aziatik. Këshillohet të mos shikohet nga persona që vuajnë nga fobi të tilla!
Një krijesë e madhe terrorizon një fshat evropian të shekullit të 19-të, ndërsa një djalosh përpiqet të mbrojë të afërmit e tij, gjatë studimeve me mjekun lokal, Danieli bëhet dëshmitar i pasojave të sulmeve të njeriut-ujk dhe ai mbledh një grup gjahtarësh për të vrarë grabitqarin e pamëshirshëm.
Një grup i punëtorëve të ndihmës mjekësore në Kosovë është rrëmbyer nga një bandë sllave e trafikut të organeve. E kur infermierja Karola dhe dy kolegët e rrëmbyer zbulojnë se po mbahen rob dhe duhen të gjallë, ato do të mundohen të shpëtojnë me çfarëdolloj mënyre, por a do ia arrijnë qëllimit të tyre? Shikoni filmin për ta zbuluar...
Një vajzë që jeton e izoluar në një shtëpi në pyll vetëm me babanë e saj dhe një qen, gjen mes pemëve një pajisje kubike misterioze me aftësinë për të ndryshuar të kaluarën.
Një vajzë shurdhmemece masakrohet nga një bandë vrasësish,
të cilët më pas ndiqen prej saj kur shpirti i etur i një luftëtari
Apaçi posedon trupin e saj të pajetë.
A.J. Kuk është një avokate që ka marrë në mbrojtje një njeri që dyshohet se ka masakruar një familje të tërë. Edhe pse në pamje të parë klienti i saj duket një njeri i qetë dhe i butë, shumë shpejt ajo do të zbulojë se ai është përbindësh.
Një fermer në krizë financiare nga mungesa e ujitjes për të korrat dhe me bankën e kredisë që rrezikon t'i marrë pasurinë, vendos të shpëtojë jetesën dhe familjen e tij duke filluar të mbjellë tokën e tij të zotëruar nga diçka e keqe që tani i kërcënon familjen!
Familja Lambert ribashkohet dhe është e lumtur pasi Xhoshi shkoi në botën e përtejme për të marrë mbrapa djalin e tij Daltonin. Megjithatë, ngjarjet e mbinatyrshme vazhdojnë të ndodhin, të cilat sa vjen dhe bëhen më të tmerrshme. Kur familja fillon të vërë re sjellje të çuditshme nga babai, fillojnë të vrasin mendjen; a është vërtetë Xhoshi që u kthye mbrapa? Diçka e kishte ndjekur nga bota e përtejme...
Jeta e një çifti të klasës së mesme shkatërrohet kur fëmija i tyre i vetëm rrëmbehet dhe vritet. Të fiksuar pas hakmarrjes, çifti shfrytëzon një mundësi për të rrëmbyer vrasësin.
Një grup adoleshtësh të rinj zbulojnë një kamp të paautorizuar në liqenin e kristaltë, ku shumë shpejt hasin Xheison Vurhis-in dhe qëllimet e tij vdekjeprurëse.
Sojer Valentini zhvendoset nga Bostoni në Pensilvani për t’i shpëtuar një maniaku që ka dy vjet që e përndjek. Ndërsa konsultohet me një terapist, Valentinin e shtrojnë pa dëshirë në një spital të çmendurish, ku ajo do të përballet sërish me maniakun dhe do të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar atij...
Një adoleshente e trazuar, Samantha, punon për të ekspozuar një mashtruese të rrezikshëm mbinatyrore në familjen e saj të re dhe për të shpëtuar motrën e saj të gjetur.
Udhëtimi familjar merr një kthesë të rrezikshme kur mbërrijnë në shtëpinë e disa të afërmve dhe e gjejnë lagjen e braktisur. Në errësirë tre psikopatë me maska i ngacmojnë për të testuar limitet e familjes ndërkohë që përpiqen të mbijetojnë.
Për shkak të problemeve familjare, familja e Yilmazit shkon te shtëpia e gjyshes. Por në atë shtëpi askush s'është i mirëpritur veç gjyshes, Saadetes, dhe shpirtrat e këqij do ua bëjnë jetën ferr...
Natën e Krishtlindjes, një vejushë në tremujorin e tretë të shtatzanisë përndiqet dhe torturohet nga një e huaj e fiksuar me fëmijën e saj të palindur.
Një film i paparashikueshëm, shumë prekës!
Një vajzë e vogël e braktisur, me fuqi të tejbotshme, merret në kujdestari nga një burrë dhe një grua, të cilët thonë se janë prindërit e saj.