Në Rajastanin mesjetar, mbretëresha Padmavati martohet me një mbret fisnik dhe të dy jetojnë në një fortesë të begatë deri sa një sulltan ambicioz dëgjon për bukurinë e Padmavatit dhe krijon një dashuri obsesive për mbretëreshën e Meuarit.
Premi dhe Raxha janë binjakë të ndarë në lindje por janë të lidhur në mënyrë unike me njëri-tjetrin me anë të reflekseve të tyre. Ata ribashkohen të rritur për t'i dhënë fund botës së krimit.
Një grup shokësh dhe disa pjestare të Mafies Ruse ngelin të bllokuar në një ishull ! Një lloj droge që ata kanë kan konsumuar fillon ti kthej ata në Zombie.
Jeta e një vajze shumë serioze Naina, ndryshoi pas mbërritjes së fqinjit të saj të ri Amanit, i cili i mësoi asaj një mënyrë të re sesi të jeto, si të buzëqesh dhe si te dashurohet.
Në burgun Laknau, një burg me famë të keqe për shkak të të burgosurve problematikë që vuajnë dënimin aty, përfundon edhe një i pafajshëm, i cili ëndërr ka muzikën. Shansi i tij i vetëm për ta ndjekur këtë ëndërr, është të bindë bashkëvuajtësit e tij të formojnë një grup muzikor për të performuar në një garë mes burgjesh.
E vendosur në një qytet të vogël Bareilly, Bitti është një vajzë e re mendjehapur që jeton sipas rregullave të saj dhe nuk pranon presionin për t'u martuar. Jeta e saj merr një kthesë tjetër pasi takon Chirag Dubeyn dhe Pritam Vidrohin.
I luajtur në një qytet të vogël të Indisë, ky film, paraqet jetën sekrete të katër grave, të cilat dita-ditës, janë në kërkim të lirisë. Edhe pse të mbyllura në botët e tyre, i arrijnë dëshirat që kanë me veprimet e mbushura plot kurajë dhe rebelim...
Nga rrugicat e egra të qendrës së Mumbait vjen historia mbresëlënëse e Arun Gaulit, një njeri që ndërtoi vetë fatin e tij për tu bërë një nga gangsterët më të frikshëm të Indisë. Sot ai mbetet një figurë enigmatike; një kriminel i etur për fuqi dhe nga ana tjetër një njeri i respektuar, Robin Hud i kohërave moderne për klasën punëtore. Daddy është një ekskursion i paharrueshëm në botën kriminale të Mumbait.
Një histori për atë që mund të bëjë një mama për hir të fëmijëve të saj. Devki, një mama me një jetë në dukje perfekte,
vendos të marrë drejtësinë në duart e saj pasi vajza e saj bie viktimë e një përdhunim.
Xhaga Xhasos një detektiv i ri i zoti, së bashku me një shoqëruese gazetare nisen për të gjetur babain e tij.
Midis rrezikut të vendeve të panjohura dhe njerëzve që i ndjekin, do arrijnë të zbulojnë atë që duan?
"Kur Harinderi takoi Sexhalin", ja ku vjen versioni hindi i filmit "Kur Herri takoi Selin". Një udhërrëfyes turistësh depresiv e gjen veten duke shoqëruar një vajzë lozonjare për të gjetur unazën e saj të humbur të fejesës. Ç'do të ndodhë me marrëdhënien e tyre gjatë këtij udhëtimi?
Filmi ka të beje rreth qëndrimit të zyrtareve të larte të qeverise mbi një çështje serioze qe vonesa e marrjes se një vendimi çon në përkeqësimin e gjendjes.
Një grup elitar ushtarak mëson për një komplot të drejtuar nga një njeri i maniak. Ndërkohë që koha kalon, është në dorë të grupit që të gjej tentakulat ndërkombëtare të terroristëve dhe të mos i lejoj ata që të sulmojnë Indinë. Kush prej kundërshtarëve do t'ia arrijë qëllimit final?!